RUSI- Një veprim i pamenduar dhe “për të shtyrë kohën”, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë një roje sigurie në Rusi, pasi i dha ‘nota artistike” njërës prej pikturave të varura në qendrën Yel’tsin, një qendër sociale, kulturore dhe arsimore e hapur në vitin 2015, në qytetin Ekaterinburg.
Roja mendoi se siluetave dhe fytyrave në pikturën e artistes ruse Anna Leporskaya, i mungonin sytë ndaj dhe vendosi t’i vizatonte. Veprës, emri i së cilës është “Tre Figurat”, i janë vizatuar me stilolaps tre palë sy, një për secilën figurë.
Piktura ka qenë pjesë e koleksionit të Galerisë Shtetërore Tretyakov, derisa u transferua në Ekaterinburg për të qenë pjesë e një ekspozite të artit abstrakt.
Vepra e artit vlerësohet në 74,9 milionë rubla, që është e barabartë me 1 milion $.
Sipas mediave vendase ajo është transferuar për restaurim dhe riparimin e dëme.
Dënimi i rojes “artist” mund të jetë një gjobë, ose deri në 3 muaj burg.