Politikë

Rama pret Eric Adams: Po përshpejtojmë vendosjen e linjave direkte të fluturimit me New York! Kryebashkiaku: Erdha për të mësuar nga një mik

8 Tetor, 11:12| Përditesimi: 8 Tetor, 13:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në kryeministri kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams. Ky i fundit ka ardhur në Shqipëri që prej ditës së djelë për një vizitë 4 ditore.

Për mediat, Rama u shpreh se kryebashkiaku Adams ka një rol kyç në nxitjen e përparimit të diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit mes Shqipërisë dhe New York.

Një tjetër çështje tjetër e diskutuar mes Ramës dhe Admas, është sektori i turizmit në Shqipëri dhe potenciali për të përparuar më tej në fushën e investimeve. Kryeministri u shpreh se kryebashkiaku i New York gjithashtu është shumë kurioz për tu njohur dhe me ministren e AI, Diella, si një ‘specialitet’ vetëm i Shqipërisë, që mban autorësinë e kryeministrit Rama.

“Një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York. Pas një premtimi të përsëritur, kryebashkiaku i New York, më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar, për ta parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë dhe nga unë dhe për të diktuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.

Kryebashkiaku ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New  York dhe vendetë të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra për të vendosur fluturimin direkt me Neë york dhe duke qenë ai shumë  interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë ka dëshirë të takohet me Diellën”, tha Rama.

Ndërkohë, Eric Adams tha se Shqipëria ka përparuar, ndërsa tregon dëshirën e tij për të mësuar më shumë për kulturën shqiptare si dhe për teknologjinë si dhe për mënyrën që kryeministri Rama është kujdesur për evolimin e Shqipëisë.

“Kur mendon për këtë qytet, 25 vjet më parë ju kishit më pak se sa 100 drita rrugës, ndërkohë që 25 vjet më pas nën këtë udhëheqje shihni një komunitet e qytet në lulëzon që po ecën në drejtim të duhur. Pas një sërë bashkëbisedimesh në New York, ku kemi një nga komunitetin më të madh të popullsisë shqiptare jashtë Shqipërisë, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën se si ky kryeministër, ka qenë në gjendje të kujdeset për evoluimin e këtij vendi dhe të këtij qyteti. Për të siguruar një linjë fluturimi nga New York në Shqipëri”, tha Adams.

Ndër të tjera, kryebashkiaku i New York tregoi kuriozitet mbi politikat e emigracionit shqiptar, për mënyrën sesi ky shtet paraqitet i sigurtë për turistët, ndërsa fton të rinjtë për të vizituar New Yorkun.

65 milionë turistë vizituan New York dhe dua që ky numër të rritet edhe me vizitorë nga ky vend. Doja të flisja edhe për mënyrën se si duhet marrë me çështjen e emigracionit në mbarë votën dhe për të folur edhe për atë që lejon këtë vend të jetë i sigurt dhe të tjerët të shijojnë bukuritë e këtij vendi. Dua të fitoj të rinjtë që të vizojnë New York dhe të rinjtë amerikanë që të vizitojnë Shqipërinë. Ka pas shumë spekulime se pse jam këtu dhe çfarë po bëjmë këtu. Për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me një miqësi që nuk do të na lejojë të kemi ndasi, do të mësojmë nga njëri-tjetri, do të rritemi bashkë”, tha ndër të tjera Adams.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 08/10/2025 11:49

    Mos harroni qe ne fillim takoi Alketen ne nje mbremje ne NY. Vizite e cila u pasua me vone ne zyren e tij ne 12 te nates, gjithmone sipas Alketes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?