Politikë

Vizita e Altin Dumanit në SHBA, reagon DASH: Qëllime të përbashkëta në luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt

5 Shtator, 17:24| Përditesimi: 5 Shtator, 19:19

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vizitës në SHBA të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarin e lartë të departamentit, Brendan P. Hanrahan, për Çështjet Evropian dhe Euro-Aziatike.

Në përgjigjen elektronike dërguar për gazetarin e Report Tv, Ermal Qorri, DASH informon se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëllime të përbashkëta sa i përket luftës kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Report Tv.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit 3 ditë më parë, ku u prit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan.

Në muajin dhjetor të vitit 2024, Altin Dumani u dekorua nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si “kampion në luftën kundër korrupsionit”. “Është një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, shprehej ish-Sekretari Antony Blinken më 9 dhjetor 2024.

Kjo vizitë zyrtare e kreut të SPAK në SHBA konfirmoi edhe një herë mbështetjen amerikane të administratës së Presidentit Donald Trump ndaj institucioneve të drejtësisë së reformuar në Shqipëri, duke i dhënë një përgjigje të qartë opozitës së kryesuar nga Sali Berisha non grata, që vazhdimisht ka deklaruar se drejtësia e re është braktisur nga Uashingtoni.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?