SPAK ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në SHBA të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator.
Altin Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Por përpara takimeve në Departamentin e Shtetit më 2 dhe 3 shtator, Dumani ishte në Nashville ku mori pjesë në konferencën e DEA-s në datat 26-28 gusht.
Altin Dumani u takua me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit.
Njoftimi i SPAK:
WASHINGTON D.C – Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Ëashington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.
Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.
Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.
Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht
NASHVILLE-TENNESSEE – Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.
Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, znj. Pamela J. Bondi.
Gjatë konferencës, z.Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Komente

/MARA/,cfare po pikon nga catia e qeverise:Ahmetaj,Veliaj,etj,etj,pike,pike,pike??!! Dhe keta jane vetem disa,ka plot cironka e peshkaqene qe presin te pikojne nga catia e qeveria s'po i ndalon dot edhe pse po e mballon,arnon e rifreskon qeverine cdo vit.Dumani jo vetem qe do te qendroje,por nuk do te ike pa u mbyllur defteret te gjitheve majtas e djathtas.Meqe ra fjala,ai merr per mua noten 9,sepse nuk i ka mberthyer mire akoma as Berishen,as Ramen,por eshte ceshtje kohe.Sa here qe kthehet nga U.S,apo sa here qe amerikanet vizitojne SPAK-un,degjo me kujdes lajmet,sepse behen shume interesante!
PërgjigjuJo ne ShBA por ne hene te shkoje dumani nuk do te jete me ne krye te aspakut , pona e tij vleresohet me note 0.Amerika nuk ka pune te nderhyje ne politikat e shteteve te tjera , Qeveria e di se ku i pikon çatia e saj ne drejtesi .Dumani duhet te largohet .
Përgjigju