Mediat greke nuk kanë lënë pa komentuar vizitën e presidentit, Bajram Bgeaj në Finiq të Sarandës, të cilën e kanë konsideruar si “një sfidë ekstreme” që i bëhet vizitës së kryeministrit grek Mitsotakis që pritet të mbërrijë në Himarë ditën e nesërme.
Në artikullin e Protothemës, veprimet e Begajt janë konsideruar si provokime pasi sipas tyre presidenti shqiptar ka kërkuar uljen e flamurit grek të vendosur në një prej ndërtesave ku ndodhej edhe flamuri shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian.
Lajmi kryesor:
Begaj viziton Finiqin: Potencial i jashtëzakonshëm turistik! Mediat greke e cilësojnë si provokim para vizitës së kryeministrit grek
B.V/ReportTv.al