Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin

5 Korrik 2023, 18:57| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 20:03

  • Share

Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Repor Tv vizitën e Presidentit të SHBA, Bill Cilnton në Tiranë. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Demailia tha se vizita e tij tregon mirënjohjen e Clinton për popullin shqiptar. Ai thekson s epa kontributin e Clinton sot nuk do të kishte Kosovë. Ndërkohë, një koment e kishte edhe për të gjithë ata që sulmuan vizitën e Clinton në vendin tonë.  

“Vizita ishte lajmi mirë dhe shenjë mirënjohje për atë cka ishte Cilnton për atë që udhëhoqi për të bombarduar Serbinë, që ishte  e ledhatuara e perëndimit dhe Amerikës për dekada me radhë. Ne kemi një kosovë të lirë, në sajë të vendimeve të Clinton në bashkëpunim me Tony Blair. Po të ishte për shqiptarët e Kosovës, nuk do kishte sot Kosovë. UCK nuk kishte asnjë mundësi që të çlironin Kosovën. Është një fëlliqësire, për inat të Edi Ramës, le ti fryjnë në mënyrë tjetër, por jo në këtë mënyrë që miku të vjen në shtëpi për të nderu dhe është shpenzuar para. Shumë mirë që është shpenzuar, se clinton ka influencë akoma. Një fjalë e Clinton ka indikacion, është e turpshëm se si gazetarë e mediat e opozitës, sulmuan në një mënyrë tepër banale”, tha ai.

Ndërkohë sa i takon refuzimit të takimit që Kurti bëri ndaj Ramës, Demalia thotë se ky i fundit duhet të tregohet më tolerant dhe duhet të shkojë ta takojë kryeministrin e Kosovës për hir të uniteti kombëtar.

“Rama është gabim, për hir të unitet kombëtar duhet ta tolerojë, duhet të shkojë ta takojë. Kur dy shqiptarë nuk takohen bashkë”, tha Demalia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?