Nënkryetari i PL-së, Agim Nesho në 'Frontline Interview'

Vizita e Blinken në Tiranë, nënkryetari i PL-së: Nuk bëhet për përkrahje të qeverisë shqiptare! Ja çfarë mesazhi mund të japë për drejtësinë

13 Shkurt, 19:29| Përditesimi: 13 Shkurt, 21:05

  • Share

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Frontline Intervieë” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli për vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pritet të mbajë në Tiranë më 15 shkurt.

Nesho tha se vizita e Blinken, nuk bëhet për të përkrahur qeverinë shqiptare apo kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij është në pozicionin më të ulët politik.

“Mendoj se vizita e Blinken nuk bëhet për përkrahje të indivdëve apo qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është rekomanduar të jetë e tillë. Sepse Rama është në pozicionin më të ulët politik të tij, një parlament jofunksional. Shteti nuk funksionion për të bërë balancat e pushtetit, politika është e lidhur me krimin e organizuar dhe krimi i Shqipërisë në një vend të transportimit të drogës, nuk e nderojnë asnjë demokraci. Nuk ka se çfarë të vlerësojë sekretari amerikan i shtetit në një shtet të dështuar”- tha Nesho.

Nënkryetari i PL-së shtoi mes të tjerash se vizita e Blinken ka si qëllim të japë mesazhin që drejtësia t’u shërbejë interesave të popullit shqiptar.

“Mendoj se ka një kontribut të Amerikës në sistemin e drejtësisë. Një nga mesazhet që mund të japë Blinken është në lidhje me këtë çështje që drejtësia në Shqipëri të mos jetë e kapur por t’i shërbejë interesave të popullit shqiptar”- shtoi zyrtari i PL-së.

Sa i takon takimit që Blinken do të mbajë me kreun e SPAK, Altin Dumanin, Nesho tha se Sekretari Amerikan i Shtetit kërkon që Prokuroria e Posaçme të jetë efektive dhe të mos marrë urdhra nga pushteti.

“Blinken do të justifikojë paratë e taksapaguesve amerikanë. Nëse shohim një spak o=joefektiv që urdhërohet nga Rama dhe këto para të taksapaguesve amerikanë shkojnë kot, dikush do japë përgjegjësi. Amerika është demokraci vibrante. Është për t’i thënë SPAK-ut që të mos jetë më një vegël e pushtetit që është në fuqi. Kjo duhet provuar në cështjen e inceneratorëve që sipas informacioneve që kam unë është bërë një problem i madh edhe në DASH”- u shpreh ish-ambasadori.

Ndërsa për Neshon, vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë është historike sepse përfaqëson flamurin e luftës mes shteteve me regjime autoritare dhe demokracive liberale.

Më herët, kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi vizitën e Blinken si "të zakonshme" në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Do mbështesë PL: 14/02/2024 02:35

    Putin Lenin

    Përgjigju
  • Keci: 13/02/2024 23:01

    Ky qe shan qeverinë me gjasme e di dikush se e ka ish gruan si këshilltare ushtarake ( pa pat kokerr lidhje me ushtrinë) prej shumë vitesh në misionin e Shqipërisë në OKB?

    Përgjigju
  • zigur: 13/02/2024 21:20

    Ky eshte haleja e Gaqo Neshos qen bir qeni,ndyresira te kohes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?