Vizita e delegacionit shqiptar në Kroaci, nënshkruhet plani i ri i bashkëpunimit në shëndetësi

2 Tetor 2023, 16:25| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 16:50

  • Share

 

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga ministrja Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.

"Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë  në disa aspkete me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësdia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore. Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore. Znj. Koçiu dhe z. Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të si, shkëmbimi i infomacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturëes edukative për shëndetin në përputhe me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afat-shkurtëra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra;  trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci", njofton ministria.


Lajmi kryesor:

Rama në Kroaci! Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë! Bashkëpunim edhe në fushën e mjekësisë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?