Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, analistët në ‘Repolitix’: Nuk ishte provokim! Të jemi mirënjohës për investimet! Partneriteti mes dy vendeve nuk shihet si rrezik

18 Janar 2022, 22:28| Përditesimi: 18 Janar 2022, 23:07

  • Share

TIRANË- Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në të njëjtën ditë me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut solli shumë reagime se ishte një provokim edhe pse kryeministri Edi Rama i hodhi poshtëduke thënë se ishte një rastësi. Ky debat ishte fokusi i diskutimin në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Gent Malko nuk e sheh si një provokim, por thotë se data e vizitës është zgjedhur në mënyrë protokollare nga dy shtetet. Sipas tij, Turqia është një vend mik i Shqipërisë dhe këtë e ka treguar edhe në situata të ndryshme pa vullnetin e vendit tonë. Malko solli në vëmendje në rast në vitin 1997 kur Turqia ishte treguar e gatshme të ndërhynte me forca policore nëse territorin e vendit tonë do të cenohej nga Greqia.  

“Nuk është e rastësishme, por turqit në kohë të ndryshme e kanë treguar edhe pa vullnetin tonë. Marrëdhëniet politike janë interesi, në raste të caktuar në popuj që e ndjejnë shumë afër njëri-tjetrin tejkalohen marrëdhëniet politike. Në ‘97 turqit, për 6 muaj rresht mediat përgatitën opinion publik në Turqi se në rast të cenimit të tokave territoriale në Shqipëri, qeveria turke ishte e gatshme të dërgonte trupa apo të vendoste një veto. Edhe pse s’ia kërkoi njeri në Shqipëri. Nëse grekët do futeshin në jug të vendit, Turqia do ndërhynte? Ky është fakt”, tha Malko në Report Tv.

Sipas Malkos, personat që e kanë cilësuar provokim vizitën e presidentit turk në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut e kanë bërë për qëllime të caktuara politike.

“I ndaj diskutimet e djeshme në dy grupe, kush e kritikoi takimin u mor me disa detaje që kanë të bëjnë me mungesën dijes, ne kemi pas probleme me 500 vjet. Grupi dytë kanë qenë të sofistikuar, kanë vënë interesin politik parapara interesit të shqiptarëve. Rama apo kushdo tjetër nuk mund t’i kalojë disa vija të kuqe në marrëdhëniet me Turqinë, ka disa limite, shumë aktorë të rëndësishëm si SHBA janë shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet pasur asnjë lloj frike për çështjet e vasalitetit”, tha Malko në Report Tv.

Por, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aulon Kalaja nuk ndan të njëjtin mendimin, pasi sipas tij vizita e Erdogan më datë 17 janar mbetet një provokim, por thekson se është e rëndësishme mbështetja që Turqia ka për Shqipërinë, pasi është një ndër shtetet më të fuqishme në rajon.

“E kemi të domosdoshme mbështetjen e Turqisë, ka qenë ndër të parat që ka njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse e përdori si politikë në Serbi, duke thënë se kemi bërë gabim. Nuk merrem me simbolikën, nuk mund ta pranojmë sapunin për djathë që u zgjodh jo qëllimisht data 17 janar, e dimë që problemi ka Turqia me Skënderbeun, kur ka qenë herë tjetër në Shqipëri kanë kërkuar të mbulohet”, u shpreh aktivisti.

Anëtar i këshillit kombëtar, Përparim Çaça theksoi se duhet të jemi mirënjohës ndaj financimeve qeveria turke po bën për vendin tonë, duke sjell në vëmendje 522 apartamentet e ndërtuara në Laç nga turqit për qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Dje ishte një ditë turke, nuk e kuptoj pse duhet të kishte kaq shumë zhurmë. Duhet thënë që duhet ti jemi mirënjohës për 522 banesa që u dhanë në Laç. Marr Turqi do i ndajmë në tre pjesë, marrëdhëniet mes popullit, mes dy shteteve dhe marr personale që kanë dy kryeministrat. Edhe para 90 kanë pasur marrëdhënie shumë të mira është raport i veçantë që ata dy kanë, nuk e shih si diçka negative dhe Rama nuk bën asgjë për ta fshehur", thekson Çaça. 

As ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi nuk e quan provokim vizitën e Erdogan, teksa thekson se nuk sheh asnjëlloj rreziku nga partneriteti mes dy vendeve.

“Nuk e quaj provokim, ne pak kujtohemi për ditën e vdekjes së Skënderbeut. Nuk shoh asnjëlloj rreziku nuk jemi në kohën kur shqiptarët janë të paditur. Erdogan është autoritet i padiskutueshëm, ka një axhendë shumë të ngarkuar dhe nuk besoj se ka lidhje me vdekjen e Skënderbeut. Me të tilla të patriotizma të prishim gjëra të arsyeshme, të kesh mik vendin më të madh në Ballkan. Kemi marr një fe ku pjesa më e madhe e këtij populli e ka atë fe”, tha Klosi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë që përkoi me përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Erdogan e nisi vizitën me ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Lagjja e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro është financim i qeverisë turke. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.

Erdogan më pas zhvilloi edhe një takim me Ramën në kryeministri që u pasua me një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve mes dy qeverive. Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë dhe e mbylli me inaugurimin e Xhamisë së Et'hem Beut në kryeqytet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?