Bejko në 'Repolitix': Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD ditën e Kuvendit! Malko: Në 11 dhjetor PD u themelua, po në 11 do të 'vdesë'

9 Dhjetor 2021, 22:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 07:03

  • Share

TIRANË- Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.

"Ndryshe nga dy vite me parë kur vinte Palmer dhe lëvizte katër pesë aktorët e politikës për të avancuar një projekt. Escobar e kishte të thjeshtë agjendën. Bashën dhe Ramën. Një mbështetje e qartë përtej takimit të tyre. Mbështesin Bashën për aktin e kryer, që për të s'ka qenë e lehtë ku atakohej lideri historik i PD, që gëzon mbështetje, dhe lëvizja e tij do ta çajë Partinë Demokratike. Do presim çdo ndodhë më pas. Escobar na tregoi që do jetë mbështetës për PD-në. Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD pas 11 dhjetorit"-tha Bejko.

I  pyetur se pas dy ditësh është Kuvendi i Berishës, tha se nuk do ndikojë shumë vizita e Escobar tek delegatët, megjithatë thekson se takimi me kreun e PD tregon se janë rikthyer marrëdhëniet që duhet të ishin në raport me SHBA.

“Mërzia apo kushtet në të cilat gjendet opozita, duke filluar nga kryetari e ish-kryetari i bën ata që të marrin pjesë dhe të besojnë që Berisha është zgjidhja më e mirë për ta. Ju them që PD tek e fundit është institucion, aset i rëndësishëm, më gjerë se sa kaq, do jetë forca politike nesër udhëheq vendin. Por, ajo që mund Edi Ramën duhet të jetë e bashkuar. I bëj thirrje atyre që janë prapa Bashës të mos e relativizojnë mbështetjen e PD-së pas këtij vendimi duke ju thënë militantëve që është Soros pas vendimeve që janë marrë. Nga burime të tjera kam marrë vesh që është përmendur që s'është Soros ai që e ka lobuar çështjen Berisha. S'mund të udhëhiqet masa me teori konsipracioni e të pavërteta që thuhen nga Berisha e mbështetësit e tij. PD ka nevojë për një ripozicionim tjetër me qytetarët dhe vetë anëtarësinë. Të futet në një shinë tjetër, të ribëjë vetëveten. Mënyra si është zgjedhur dhe pretendohet se do demokratizohet PD me rikthimin e Berishës që ka dalë nga tryeza me karton të kuq, ai arbitri i rëndësishëm i ndeshjes që orkestron lojën politike këtu, demokratët s'duhet t'i bëjnë karshillët. SHBA e nxjerr nga dera, s'ka nevojë ta fusin nga dritarja."-tha Bejko.

Ndërsa Gent Malko është i mendimit se në raport me atë që po ndodh në PD pritshmëritë e mëdha që kishte njëra palë, kanë qenë sot të zhgënjyer. Ai e quajti deklaratë kortezie ftesën e Bashës në Uashington. Megjithatë, tha se është ironike që PD në ditën e themelimit të saj në 11 dhjetor, do të jetë edhe dita e "vdekjes së saj".

"Ditë më parë është fryrë opinioni, do ketë një deklaratë të fortë, është artikuluar se mund të ketë arrestime. Escobar bëri një takim, takoi shefin e opozitës dhe shefin e qeverisë. Dha një deklaratë korrekte që tha do mbajmë marrëdhëniet me PD-në. Nuk tha me kë, por në mënyrë institucionale me PD. Nëse ndodh që nesër do jetë një tjetër në PD, ishte korrekt dhe institucional. Nëse mjaftohen me kaq  mbështetësit e Bashës që Escobar do mbante qendrim të hapur ndaj Berishës, është zhhgënjim i plotë. Deklarata e Escobar godet këtu, luftë ndaj korrupsionit, një nga plagët më të rëndësishme. S’kishte nevojë të thoshte më shumë, pra reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Ndoshta dy tre çështje të tjera, reforma, vettingu i politikanëve, reforma zgjedhore apo territoriale që ka një dakordësi mes palëve në parim. Kjo është kryesorja. DASH nxori një listë me personat non grata në botë. Duke filluar me Ballkanin, Kosovën me grupin serb, Sudan, Amerikë Latine. Duket sikur DASH po i rikthehet një politike ageresive për ta vendosur politikën e jashtme amerikane në pozita të shëndosha që vitet e fundit kishte filluar të cedonte. Gjëja kryesore me sa duket ka qenë gjeopolitike.”-tha Malko.

Deputeti i PD Andi përmeti, tha se është ngritur shumë steka nga njerëzit afër Bashës për një deklaratë të fortë. Përmeti theksoi se pavarësisht se nuk pati ato që priteshin, nuk beson se do ketë ndonjë ndikim te vota e demokratëve të dy Kuvendeve.

"Halli sot i demokratëve është më i madh se ato të Bashës apo Berishës. Halli i demokratëve është se e shohin si imediate nevojshmërinë për të larguar Bashën që shkojnë te Berisha. Sa të jetë Basha në krye të PD, nuk mundet Edi Rama dhe nuk vijnë në pushtet. Janë 8 vite, nëse ka qenë kaq i nënshtruar ndaj Berishës, do të thotë që i ka pëlqyer tutela e tij. S'ka patur guximin për të thënë çerek fjale dhe e vrau në momentin në ditën më të vështirë të tij."-u shpreh Përmeti.

Ilir Dizdari tha se Escobar erdhi në Shqipëri për të deklaruar atë që SHBA ka bërë gjithmonë me PD dhe partitë politike shqiptare. Dizdari tha se halli i Berishës është që ta mbylli me nder. Ai deklaroi se sa i përket pjesës a ka faj Basha për humbjen 8-vjeçare, shtoi se ka po aq faj sa edhe Berisha dhe anëtari më i thjeshtë i PD-së.

"Nuk përjashtoj asnjë nga partitë e vogla, kanë qenë eksponentë të lartë të partive politike në Shqipëri. Rezultati ishte që shqiptarët treguan përfundimisht që njohin dy parti, pjesa tjetër është, e tregon ulja e numrave ndjeshëm e LSI, që do të thotë se LSI-ja e kishte stimulim rritjen e numrave. Berisha ka deklaruar që 'Foltorja' është lëvizja më pro amerikane. Marrëdhëniet e PD dhe Berishës me DASH dhe me SHBA kanë qenë me kurbë ulëse dhe ngritëse që filloi në 91-shin me ndërhyrjen energjike të SHBA-ve, që ndihmoi PD-në të vinte në pushtet. Kemi vitin 97, ngrirjen e marrëdhënieve. Kemi vitin 2005. Dhe vijmë tani pas 8 vitesh opozitë. Pas 8 vitesh opozitë, Berisha duhet të ishte ringritur në nivelin maksimal të marrëdhënieve. Erdhi një deklaratë non grata. Ka tre anë. SHBA-të dhe partnerët tanë europianë kanë investuar tek çështja e drejtësisë, kanë investuar edhe te organizimi politik në Shqipëri dhe kanë mbështetur ata që kanë menduar se do bënin ndonjë vezë. Deri tani ka munguar një kulturë dhe po kthehemi aty ku ishim para viteve 90. Kemi kulturën e jollogaridhënies, jondëshkueshmërisë ndaj atyre që kryejnë vepra dhe s'po njohim qarkullimin e elitave. Berishës ju desh 30 vite të gjente birin e tij politik. Halli i Berishës është ta mbylli me nder tani. Berisha është përgjegjës për humbjen e PD-së po aq sa Basha. Isha në takimin e PD dje se ai është krytari, kam pasur ftesë zyrtare çdo vit.” - tha Dizdari në Report Tv.

Roland Bejko deklaroi se beson që një opozitë e fortë do bëjë që të kemi një qeverisje më të reduktuar për të abuzuar më gjithçka.

"Berisha ka deklaruar se do të jetë kryetari i PD. Berisha ka thënë se do jetë kandidat për kryetar partie, kryeministër. Por nëse vjen sërish Escobar dhe ai është në krye, do e shihni nëse e takon Berishën apo jo. Nuk e takon se është i shpallur non grata.”-tha Bejko.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike. Kujtojmë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Komento

Komente

  • Ilir: 10/12/2021 04:44

    Po Kujtim Gjuzin,Nard Ndoken,Agron Duken,Fatmir Mediun,opoziten e bashkuar,pse nuk i takoi Escobari?Keta kane vite si aktore te forte te opozites,megjithese nuk kane parti,keto kane qene 1-sha neper tv.Humben edhe keto si vaji neperlakra.Mediu do kete probleme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?