Politikë

Vizita e Kallas në Tiranë, Hoxha për Report TV: Dha mesazh inkurajues dhe vlerësues për reformat! Përafrimi i legjislacionit me BE në rrugë e sipër

8 Prill, 14:40| Përditesimi: 8 Prill, 15:05

  • Share

Juliana Hoxha, bashkëkryetare e Komitetit Konsultativ me BE, komentoi vizitën e shefes së Jashtme të Unionit Kaja Kallas dhe mesazhet që ajo përcolli përmes konferencës për shtyp me kryeministrin Rama.

Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Hoxha tha se tha se mesazhi i Kallas ishte inkurajues dhe vlerësues për ecurinë e reformave nga Shqipëria. Ajo u ndal edhe te deklarata e Kallas e cila kërkoi bërjen e detyrave të shtëpisë nga të gjitha palët politike në vend. 

"Mesazh i përsëritur inkurajues dhe vlerësues për ecurinë e reformave në vend. Kallas e ka vizitën e parë në Shqipëri, por para saj ka pasur seri vizitash, më e fundit e komisioneres Kos, që ishte entuziaste sa i përket shpejtësisë së reformave dhe ambicies nga qeveria shqiptare për afatin e fundit për të mbyllur negocimin për kapitujt me 2027, me shpresën që në 2030  të jemi anëtarë me të drejta të plota në BE. Nga mesazhi i Kallas, nënvizoi bërjen e detyrave të shtëpisë, rrugë e vështirë që nënkupton në këto dy tre vjet që na kanë ngelur avancimin e përshpejtuar siç e kemi deklaruar zyrtarisht nga pala shqiptare e hapjes së gjithë grupkapitujve të tjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aspektin teknik, që nënkupton përgjithësisht përafrimin e legjislacionit por ajo çka ndodh në baza vjetore kryesisht për raportin e progresit për vendin, të zbatimit të këtyre reformave apo legjislacionit që është përafruar tashmë dhe në rrugë e sipër. Kallas tha se të gjitha palët duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Më e vështira është e jona, jo vetëm e qeverisë. Por duke pasur parasysh se 2027 është afati i fundit për detyrat tona të shtëpisë, jo vetëm ajo por gjatë këtyre viteve deri në 2027 ka të bëjë edhe me punën që pritet të bëjnë aktorët në BE, vendet anëtare me institucionet vendimmarrëse në vendet e tyre, kryesisht qeverinë dhe parlamentin pasi e dimë që ratifikimi i vendimit për anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përveç vlerësimit teknik, duhet të ratifikohen edhe nga ana e institucioneve të të gjithë shteteve anëtare, në rastin kur kjo kërkohet nga parlamenti, por ka vende të BE që duhet ta kalojnë këtë edhe nëpërmjet referendumit.", u shpreh Hoxha.  

Duke u ndalur te Komiteti Konsultativ i përbashkët BE-Shqipëri, që u 'formalizua' javën e kaluar, Hoxha si bashkëkryetare shtoi: 

"Mandati i këtij komiteti, duke qenë se 6 janë nga pala shqiptare dhe 6 nga BE, ka monitorimin e reformave në vend duke siguruar një hapësirë formale për nga ana e shpqërisë civile dhe raportimin e gjetjeve të veta nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm si përkundrejt institucioneve në vend por edhe aktorëve dhe institucioneve në Bruksel", u shpreh ajo. 

Kujtojmë që në takimin e javës së kaluar të Komiteti Konsultativ i përbashkët BE-Shqipëri, presidenti i EESC, Oliver Ropke vlerësoi vendin tonë për performancën më të mirë në negociata. Aji shprehu gjithashtu bindjen se vendi do të arrijë të përmbyllë grupkapitujt brenda afatit të parashikuar dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE brenda 2030.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?