Vizita e papritur e Lavrov në Athinë, çfarë do të thotë për situatën në Mesdhe

17 Tetor 2020, 15:15| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 16:01

  • Share

Pas njoftimit të ambasadës Ruse në Athinë se Moska njeh të drejtën ligjore të Greqisë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje, Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë Athinën në 26 tetor.

Vizitë kjo pas përpjekjeve të Nikos Dendias, ministrit të jashtëm grek për të mbyll përçarjet në marrëdhëniet greko-ruse. Lëvizja e Moskës, duket si një shenjë mbështetëse ndaj nismave greke. Njoftimi mbi ujërat territoriale Greke dhe vizita e Lavrov janë pjesë e kornizës së ngushtë të marrëdhënieve dypalëshe, por në të njëjtën kohë është një mesazh indirekt dhe i qartë për Erdogan.

Njoftimi për zgjerimin e ujërave territoriale Greke dhe vizita e Lavrov duhet të parë si përgjigje indirekte e Moskës ndaj Ankarasë.  Të cilën sipas Lavrov, Rusia nuk e ka konsideruar Turqinë si një aleat strategjik, por një partner strategjik, një marrëdhënie që ka një rëndësi strategjike në shumë aspekte”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?