Kronikë

Vizita e parë jashtë vendit e Gledis Nanos në Kosovës, takohet me homologu: Bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar

30 Tetor 2021, 22:58| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 22:59

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar ditën e djeshme vizitën e tij të parë jashtë vendit në postin e ri. Ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovës ku është takuar me homologun e Kosovës, Samedin Mehmeti.

Mehmeti teksa uroi Nanon për detyrën e re, vlerësoi lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Në takim u diskutuan tema me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?