Vizita e parë që kur u zgjodh kryeministre e Serbisë! Ana Brnabiç mbërrin në veri të Kosovës: Interesi ynë është paqja dhe stabiliteti

5 Shtator 2022, 08:21| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 21:18

  • Share

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka nisur vizitën e saj në Veri të Kosovës gjatë ditës së sotme. Ajo u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017. Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq – ku popullata shumicë është serbe. Më 2 shtator, autoritetet e Kosovë lejuan vizitën e saj në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.

Bërnabiç gjatë fjalimit të saj në Mitrovicën e Veriut, duke iu drejtuar qytetarëve të kësaj komune tha se dëshironte të përçonte mesazhe paqeje, stabiliteti dhe tolerance.

 "Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj. Jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i popullit serb është paqja dhe stabiliteti. Në pesë vitet e fundit kemi investuar shumë më tepër se në vitet e kaluara", tha Brnabiç.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Në një konferencë për shtyp, Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Ora 21:16
Brnabiç gjatë vizitës në Mitrovicë: Nuk shoh demokraci këtu, po e pëson populli serb i Kosovës

1662405469_Serbia3.jpg

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se Kosova nuk është duke e respektuar sipas saj marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Ajo gjithashtu i është përgjigjur deklaratave të Kurtit për demokraci ku ka thënë se nëse do të zbatohej demokracia në Kosovë do përfitonte populli serb në Kosovë.

“Sa i përket deklaratës së Kurtit për demokracinë unë do të isha jashtëzakonisht e kënaqur që të shoh demokraci këtu sepse populli serb i Kosovës do të përfitonte nga kjo”- ka deklaruar Brnabiç në konferencën për media gjatë vizitës së saj sot në Kosovë.

“Nuk shoh demokraci kur serbëve u është ndaluar këtë vit votimi që është e drejt themelore njerëzore, kjo tregon njohurit për demokracinë. Një tjetër që duhet respektuar janë marrëveshjet ndërkombëtare, Prishtina nuk e respekton ujdinë e Brukselit për themelimin e Asociacionit sot e nëntë vjet.’- tha ajo.

Ora 16:53
Brnabiç respekton reciprocitetin e targave, mbulon flamurin serb gjatë vizitës në veri të Kosovës

1662389617_makine.jpg

Për herë të parë pasi u zgjodh kryeministre e Serbisë, Ana Brnabiç vizitoi sot veriun e Kosovës. mDetaji që ra në sy ditën e sotme gjatë vizitës së saj, ishte zbatimi i reciprocitetit të targave.

Makina me të cilën lëvizi kryeministrja kishte targë ku fshiheshin simbolet serbe dhe flamuri. Reciprociteti i targave është ende temë delikate në Kosovë pasi ka nxitur shumë tensione mes serbëve dhe autoriteteve kufitare në veri të Kosovës.

Ora 13:07
Brnabiç nga Mitrovica e Veriut: Interesi i Serbisë është paqja dhe stabiliteti 

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç aktualisht është duke vizituar Qendrën Multimediale, e cila ndodhet afër kishës së Shën Dimitrije në Mitrovicë, e cila është rregulluar me fondet e Qeverisë së Serbisë dhe autoritetit të përkohshëm të Mitrovicës së Kosovës.

Brnabiç gjatë fjalimit të saj duke iu drejtuar qytetarëve të kësaj komune tha se dëshironte të përcillte mesazhe paqeje, stabiliteti dhe tolerance.

 "Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandër Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj.

Jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i popullit serb është paqja dhe stabiliteti. Në pesë vitet e fundit kemi investuar shumë më tepër se në vitet e kaluara", tha kryeministrja serbe.

Ora 11:47
'Nuk kemi frikë nga asgjë', Bërnabiç mbërrin në Mitrovicë, pritet nga serbët

 

Me pankartat, “Derisa e kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç mbërriti në Mitrovicë të Veriut. Ajo u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq – ku popullata shumicë është serbe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 05/09/2022 22:34

    Serbet Jane ne mesjete, dhe do rrine ne mesjete.

    Përgjigju
  • Beni: 05/09/2022 17:20

    Urrejtja duhet tja lerë vendin bashkëpunimit dhe respektit reciprok , bota duhet të jetojë në paqe dhe në fqinjësi të mirë . E shkuara dubet tja lërë vendin të tashmes dhe të ardhmes pa nxitur urrejtje dhe nacionalizma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?