Aktori Kasem Hoxha

Vizita e presidentit gjerman në Shkup dhe Tiranë, shoqërohet nga aktori shqiptar

28 Nëntor 2022, 19:45| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 19:51

  • Share

Aktori shqiptar Kasem Hoxha është zgjedhur nga presidenca gjermane si i ftuar i veçantë për të shoqëruar Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, gjatë vizitës së tij 4-ditore (29 nëntor – 2 dhjetor) në Shkup dhe Tiranë.

I njohur për publikun gjerman në ekranin e kinemasë dhe padyshim prej punës shumëvjeçare në ekranin televiziv, veçanërisht për rolin në serialin kult ‘Tatort’ dhe ‘Der Kroatien Krimi’, Kasem Hoxha është nga aktorët shqiptarë më të suksesshëm në Gjermani. Për publikun shqiptar, artisti është i njohur nga rolet në ‘Gjallë‘ i Artan Minarollit, ‘Dita Zë Fill’ i të Gentian Koçit, ‘Holy Boom’ nga Maria Lafi, ‘Krom’, ‘Delegacioni’ dhe ‘Virgjeresha Shqiptare’, të Bujar Alimanit.

Së fundmi, vetëm disa ditë më parë ai erdhi për publikun shqiptar me një rol tejet pikant, mes realizmit të kushtëzuar nga një mungesë e thellë e shpresës por megjithatë plot ngjyra gazmore, në debutimin e suksesshëm të Ergys Metës me titull ‘Një Prej Nesh’.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?