Vizita e Presidentit në Letoni, Begaj viziton komandën e NATO-s, ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë! Homazhe në memorialin e 2 dëshmorëve

4 Shtator, 14:51| Përditesimi: 5 Shtator, 15:54

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë edhe në komandën e Grupit të Betejës në “Kamp Ādaži”, ku ndodhen edhe forcat ushtarake shqiptare në misionin e NATO-s.

Kreu i shtetit, që mban edhe cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Sprūds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonīds Kalniņš.

Gjatë vizitës, ai nderoi edhe dy Dëshmorët e Atdheut, që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi, duke kryer homazhe në memorialin e tyre.

Zyra e Presidencës bëri me dije se Begaj zhvilloi një takim me drejtuesit e kampit, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja.

“Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai vlerësoi  kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se ata janë krenari e Shqipërisë dhe  me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë”, tha kreu i shtetit.

Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje edhe për sakrificat e tyre, duke i garantuar “mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision, që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë”.

Gjithashtu ai rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Aleancës.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?