Vizita e Sekretarit britanik David Cameron në Tiranë, do pritet nga Rama, pas takimit ‘kokë më kokë’ deklaratë për mediet! Report Tv zbardh axhendën

20 Maj, 12:15| Përditesimi: 20 Maj, 13:21

  • Share

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të mikpritet në Tiranë më 22 maj nga vetë Kryeministri Edi Rama rreth orës 12:00. Më pas siç mëson gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj parashikohet një takim për rreth një orë me kreun e qeverisë që do të pasohet me një konferencë për mediet.

Fillimisht do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani e më pas në orën 12.00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimt me kreun e qverisë, i cili parashikohet të zgjasë rreth një orë, pritet të ketë edhe një dalje për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas me Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se Camerun do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe  për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Kjo vizitë e Cameron vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj. Qeveria shqiptare dhe ajo britanike janë angazhuar që në dhjetor të vitit 2022 përmes një marrëveshje për luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, pasi një numër i madh shqiptarët kalonin ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.

Një nga masat e marra të qeverisë britanike ishte dërgimi i mijëra emigrantëve që hynin në Britaninë e Madhe në Ruandë, anulimin e të cilit Kryeministri Rishi Sunak e ka cilësuar si një rrezik për Britaninë e Madhe.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?