Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe drejtori i CIA-s, William Burns

Vizita e shefit të CIA-s, kryeministri Kurti: Dëshmi për kujdesin e SHBA-së për sigurinë në Kosovë

27 Gusht, 12:56| Përditesimi: 27 Gusht, 13:01

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns, në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-s Ëilliam Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kurti.  

Këto komente Kurti i bëri gjatë përurimit renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?