'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës

23 Korrik, 15:52| Përditesimi: 23 Korrik, 16:10

  • Share

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prizren Fest 2024” ka nisur maratonën e shfaqjeve. Nata e parë u hap me shfaqjen “Vizita”, produksion i teatrit “Migjeni” të Shkodrës, me autor George Wells dhe regji të Davide Iodice. Ndërsa në netët në vazhdim në skenë do të ngjiten trupa teatrale nga Greqia, Franca e deri tek Irani. Po keshtu merr pjese dhe nje trupe teatrale nga Spanja, edhe pse ky shtet nuk e ka njohur Kosoven e pavarur.

Ardian Morina Drejtori artistik i festivalit “Prizren Fest” shprehet se  në mesin e të ftuarve janë aktorja nga Franca, Marie-Christine Barrault dhe regjisori italian Pippo Delbono”.

Festivali i teatrit e plotëson mozaikun e ngjarjeve kulturore në qytetin e Prizrenit ku tashmë prej vitesh mbahen një sërë festivalesh.

Në kuadër të këtij festivali, në mjedise të ndryshme të Prizrenit, janë ngritur skena teatrore të hapura, duke përfshirë edhe skenën e kinemasë Lumbardhi.

Përgjatë një jave, nga 21 deri më 28 korrik, “Prizren Fest 2024” do të sjellë 22 shfaqje teatrale si dhe aktivitete të tjera kulturore për të rritur e fëmijë ku hyrja është falas.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?