Mbreti Charles III dhe Donald Trump

Bota

Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, nisin përgatitjet për ardhjen e presidentit amerikan

14 Shtator, 14:08| Përditesimi: 14 Shtator, 14:16

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të pritet me një ceremoni spektakolare mbretërore gjatë vizitës së tij shtetërore këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por si do ta trajtojë Mbreti Charles III mysafirin e tij, ndonjëherë të paparashikueshëm, në Windsor? A mund të jetë ai pëshpëritësi i Trumpit?

“Trump e do monarkinë dhe Familjen Mbretërore. Është një kartë e mundshme diplomatike për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”, thotë Anna Whitelock, profesoreshë e historisë së monarkisë moderne në City St George's, Universiteti i Londrës.

Kjo tërheqje ndaj familjes mbretërore do t’i japë Mbretit një “avantazh të rrallë” në marrëdhëniet me Trumpin, i cili zakonisht pret të ketë epërsinë, thotë Prof Ëhitelock.

Sir Anthony Seldon, historian, është gjithashtu dakord. Mbreti mund të përfitojë nga "entuziazmi i prekshëm" i Trump për familjen mbretërore, thotë ai.

"Në të njëjtën kohë, Mbreti Charles është në pozicionin më delikat. Pikëpamjet e tij të njohura mbi mjedisin dhe mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Evropë, janë shumë larg atyre të presidentit", shton Sir Anthony.

Është një vizitë shtetërore e pazakontë dhe e hartuar me kujdes. Ka një orar të ngjeshur në një ditë e gjysmë, pjesa më e madhe e të cilit i kushtohet shfaqjeve mbretërore, shkruan BBC.

Me frikën për sigurinë dhe protestat, nuk do të ketë turma që brohorasin dhe as procesion publik, si ai që pati së fundmi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në vend të kësaj, do të ketë helikopterë dhe evente të mbyllura, përfshirë udhëtimin me karrocë, i cili do të shkojë drejt pronës Windsor.

Mbreti do të mbajë një fjalim në nder të presidentit, brenda Kështjellës Windsor. Ai ka të ngjarë të lavdërojë marrëdhënien e veçantë dhe të flasë për përvjetorët e aleancave të kohës së luftës, ndoshta duke përmendur nënën e tij, Mbretëreshën e ndjerë, dhe nënën e Trump, e cila e admironte shumë familjen mbretërore, shkruan më tej BBC.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?