Vizita në Bejrut, Çuçi: Do punojmë me të njëjtin përkushtim për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion,  ashtu si herën e parë

25 Shkurt 2021, 20:16| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 20:35

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar se Shqipëria po zhvillon një tjetër operacion për riatdhesimin e shqiptarëve në Siri. Me një postim në facebook, Çuçi shkruan se pati një takim me Gjeneral Major Abas Ibrahim, në të cilin u konfirmuar përkushtimi dhe bashkëpunimi për riatdhesimin e shqiptarëve. Çuçi shkruan se qeveria shqiptare do të punojë me të njëjtin përkushtim për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.

"Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë", shkruan Çuçi


Lajmi kryesor:

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri, Çuçi në Liban njofton një tjetër operacion: Po punojmë për të finalizuar me sukses


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?