Presidenti Ilir Meta gjatë dekorimeve në Korçë

Politikë

Vizita në Korçë, presidenti Meta dekoron disa personalitete të njohur të qytetit (FOTO)

27 Dhjetor 2018, 21:36| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 21:54

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar disa personalitete të njohur në qytetin e Korçës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka ndarë momentet e dekorimit të disa personaliteve të njohura nga bota e sportit, arsimit dhe artit në qytetin e Korçës.

POSTIMI I METËS:

Në "Parisin e vogël", Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit "Skënderbeu" në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e "ajrit" Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe "mbretëreshën" e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci.
Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 28/12/2018 01:53

    O Hajvan President dheniesh dekuratash pa vlerese koha do ta tregoje per ty dhe Kapter Nishanin dhe kriminel Sahli Berishavicin per cfare i keni bere ketij populli dhe Pasurise Shtetrore Popullore O Idiot nuk late njeri pa dekuruar mesa di une Nga ardhja e Demokracise dhe deri sot jane aq shume Dekurime nga te gjithe Presidentet se bashku 2 here me teper se sa eshte popullsia e Popullit Shqipetar O like floriri po jepi dekorate qe te te zeri vend veprimi jot Polices Ina Mukes qe u demtua Fizikisht me demostruesit te pa fe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?