Vizita në Kosovë, Boletini-Bashës: Duhet të vazhdosh në rrugën e rilindasve

21 Korrik 2020, 21:15| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 21:28

  • Share

Gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Kosovë, Lulzim Basha vizitoi sot  kullën e Isa Boletinit ku ka folur me pasardhësit e tij në Boletin. Por, teksa Basha komunikonte me Gazmend Boletinin, ai i uron që të jetë sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.

"Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë”, tha Boletini.

Kurse Basha nuk e kupton dhe e falenderon. “Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!”

Dialogu i plotë i tyre:

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BBC: 22/07/2020 08:42

    Nje popull qe historikisht ju perulet hajduteve dhe ordinereve. Shikojani fytyren mediokrit Bosh. Nje ish kamarier qe loz rolin e nje politikani. Beqir shqipfoles. Krijese e genjeshtert.

    Përgjigju
  • Mire e: 22/07/2020 07:42

    Ke ti o buletin junjor po u ngatrove shum pak kur e urove si k.m....duhet te ndjek rrugen e kombit ...doje te thoshe ...po e kuptuam ..

    Përgjigju
  • Kosovari: 22/07/2020 07:03

    A do na e jepni neve kete lulushin se keka shum i mir bash ka vjedhur pak (25⁰-300)milon eu bash ja bojm hallall se ne rrugen ton (tuajen) i ka vjedh ....po se ka vrar 4- njerez tamom si serbi neve hallall po ja bejm...na e jepni neve kete. Se keka i mir fort..

    Përgjigju
  • Joel: 21/07/2020 23:48

    Cudira

    Përgjigju
  • Po cfar: 21/07/2020 22:20

    Rindasi mo suxhuk Kosove? Ai eshte hajdut dhe vrases

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?