Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm! Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $

10 Tetor, 13:52| Përditesimi: 10 Tetor, 18:46

  • Share

Tirane- Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama u zotuan për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve sot (10 tetor 2024) në takimin e dytë të këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë mbajtur sot në Tiranë.

Avioni i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, preku tokën shqiptare në orën 11:00, për të nisur një vizitë zyrtare me një axhendë njëditore tepër të ngjeshur pjesë e së cilës ishte dhe përurimi i xhamisë së Namazgjasë ‘dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet”

E Kryeministri Edi Rama zgjodhi t'ia shprehte falenderimet në turqisht: ‘Ejvallah"

Në takimin dytë të Këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë mes dy vendeve,  mes presidentit turk dhe kryeministrit Rama u konfirmua vullneti i përbashkët për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi por edhe për të avancuar me tre marrëveshje të nënshkruara në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

E kjo u konkretizuar në firmosjen e një deklarate të përbashkët mes dy vendeve

"Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik të cilin e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik njerëzor dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimi që përcaktuam në takimin tonë të parë të Këshillit në Ankara shkurtin e kaluar. Gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam, theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me tre marrëveshjet që sapo kemi nënshkruar në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin" tha Erdogan në deklaratën para gazetarëve.

Synimet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe të investimeve janë të qarta. Do të rriten investimet direkte në sektorin e turizmit, si  dhe  diversifikohen investimet e ndërsjella për të përfshirë dhe sektorë novatorë që do të ofrojnë avantazhe. 

Presidenti Erdogan foli me shifra konkrete për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë.

Erdogan: 'Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë kjo. Gjatë takimeve tona ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet tona të ndërsjella për të përfshirë sektorë novatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme."

Edi Rama: Ramë plotësisht dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit ku e dimë të gjithë dhe falë, në radhë të parë, të zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që jo thjesht mirëpret miliona e miliona turistë, por ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer.

Dronët kamikazë 

Turqia do të ofrojë gjithashtu mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake. E Rama zbuloi se Turqia ka dhuruar një numër të konsuiderueshëm dronësh kamikazë për të cilat kryeministri u kujdes të sqaronte se nuk do të përdoreshin për të sulmuar por për të forcuar kapacitet e sigurisë.   

Erdogan: Ne do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake.

Rama: E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë, një numër të konsiderueshëm dornësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme.

Edhe në këtë vizitë presidenti Erdogan përsëriti kërkesën për të vijuar grupin FETO duke ju referuar organizatës së klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut të vitit 2016.

Erdogan: "Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun rim të dashur kryeministër, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot.

Bashkëpunimi do të vijojë edhe në fushën e shëndetësisë

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët të Spitalit të Miqësisë në Fier të cilin ne e ndërtuam në një kohë rekord në vitin 2021.

Takimi koke me koke

Në takimin kokë më kokë që i parapriu deklaratës së përbashkët u zbulua se ishte folur dhe për situatën në Lindjen e Mesme, luftën në Rripin e Gazës dhe Luftën në Ukrainë. 

E ndërsa ndajnë të njëjtin qëndrim për raportin me  luftën në Ukrainë, janë të ndarë në qëndrimin për luftën në Rripin e Gazës.

Presidenti turk tha se Izrali po kryen genocid dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për ta ndalur duke i bërë presion Netanjahut të ndalet. Ishte i qartë dhe në qëndrimin publik që i dha kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që në këtë luftë, Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj në fushën diplomatike në këtë drejtim.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha qëndrimin e tij se Shqipëria mbështet propozimin për një armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve, por se për Shqipërinë Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre.

Erdogan: Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.”

Edi Rama: Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit patjetër një  armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimine pengjeve, pro për ne Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izralei dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre' tha Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë presidenti turk u prit në një ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj me të cilin pati takim kokë më kokë. Më pas u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Në Tiranë u mbajt sot këshilli i bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri - Turqi, ndërsa i pari u mbajt në Ankara.

Pas ceremonisë së hapjes së xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, Presidenti turk udhëton drejt Beogradit, aty ku nesër do të ketë takime me krerët e shtetit serb.

Për më shumë ndiqni lajmet në zhvillim.

Ora 14:52
Erdogan pas Tiranës niset në Beograd, Rama: Mes Kosovës e Serbisë duhet të prevalojë dialogu

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Turqia ka qenë e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai theksoi se mes dy vendeve duhet që të prevalojë dialogu.  

"Pas inaugurimit presidenti do niset për Beograd dhe sjell në vëmendje për t’ju kujtuar një fakt historik se Republika e Turqisë kur Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para, por s’ka qenë vetëm njohje zyrtare, por një njohje në kohë reale dhe në sinkron me punimet e parlamentit të Kosovës dhe kur deputetët kosovar ngritën dorën për të miratuar pavarësinë qeveria e ka njohur. Një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa presidenti turk dhe Turqia, Kosova se gjen dot gjëkundi. Situata mes të dyja shteteve duhet të përmirësohet dhe të prevalojë dialogu”, tha ai.

Ora 14:39
Turqia dhuratë Shqipërisë dronë kamikazë! Rama: Askush s’duhet të shqetësohet se kë do godasim

 

Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë dronë kamikazë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama në konferencën për shtyp me presidentin turk Erdogan.

E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë, një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme.

Ora 14:35
Presidenti Erdogan: Xhamia e Namazgjasë dhuratë për ju nga populli turk! Më e madhja në Ballkan! Rama: Projekt i vëllazërisë shqiptaro - turke

'Dhuratë nga populli turk për vëllezërit dhe motrat tona myslimanë shqiptare', kështu e ka cilësuar presidenti turk Recep Erdogan, xhaminë e Namazgjasë.

Ai u shpreh se, ajo do të jetë më e madhja në Ballkan. 

“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë mysliman shqiptar dhe falenderojmë ata që kontribuan në këtë proces. Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzoj ndenja e paqes dhe solidaritetit. Dua të falenderojë Ramën dhe vendimet që do të marrim të jenë të dobishme dhe vendimet që kemi marr do të jenë të dobishme për të dyja vendet tona”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka falënderuar presidentin turk pasi ai ishte nismëtar, tha se ajo do të jetë xhamia më e bukur e ndërtuar në kohë moderne.

“Ishit zëri i komuniteti besimtar mysliman shqiptar, para uniteti mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e xhamisë së madhe, por keni qenë edhe në çdo rast kur jemi takuar shumë i vëmendshëm dhe këmbëngulës për të parë këtë ditë sot dhe jam i bindur që ju në Turqi keni xhami shumë të bukura, por ajo xhami që do të shihni sot do të hyj në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne. Kjo është merita juaj, sepse jemi takuar për herë të parë dhe në fund të takimit kur erdha kryeministër i sapozgjedhur në Shqipëri, erdhi projekti dhe thatë ky është projekti vëllazërisë shqiptaro-turke”, tha ai.    

Ora 14:32
Erdogan në Tiranë/ Rama: Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë investime të drejtëpërdrejta në sektorin e turizmit

Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po japin deklaratën e përbashkët për shtyp.

Kryeministri Edi Rama deklaroi: Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë I vyer.

Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak.

Ora 14:30
Erdogan në Tiranë: Rrisim vëllimin tregtar në 2 mld dollarë! Trajnime dhe mbështetje me pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura

 

Nga Tirana, presidenti turk Erdogan tha se synohet që vëllimi tregtar mes dy vendeve të rritet në 2 mld dollarë. Po ashtu, Erdogan premtoi mbështetje për Forcat e Armatosura, si trajnime, por edhe pajisje ushtarake.

"Ju përshëndes në emër të kombit tim. I nderuar që jam në vendim mik dhe vëllazëror Shqipërinë, në rastin e takimit tonë. Vitin e kaluar festuam 100 vjet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miq me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, shtrihen përtej një shekulli. I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do rrisin mirëqenien e popujve, vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 mld dollarë në fazën e parë. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. Ne do të ofrojmë mbështetjen për të përmirësuar nevojat e FA, për partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë të NATO-s në fushën e trajnimeve ushtarake dhe pajisjeve ushtarake", tha Erdogan. 

Ora 14:24
Lufta/ Erdogan nga Tirana: Izraeli kërcënim global, bota t'i bëjë presion! Shqipëria të bëjë pjesën e saj! Rama: Ndahemi në një pikë! Në planin e paqes Hamasi s'ka vend

Tirane- Lufta në Lindjen e Mesme dhe agresioni rus në Ukrainë kanë qenë dy nga temat që janë diskutuar në takimin kokë më kokë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit mbajtur sot (10 tetor 2024)  në Tiranë.

E ndërsa ndajnë të njëjtin qëndrim për raportin me  luftën në Ukrainë, janë të ndarë në qëndrimin për luftën në Rripin e Gazës.

Presidenti turk tha se Izrali po kryen genocid dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për ta ndalur duke i bërë presion Netanjahut të ndalet. Ishte i qartë dhe në qëndrimin publik që i dha kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që në këtë luftë, Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj në fushën diplomatike në këtë drejtim.

“Me zotin kryeministër shkëmbyem edhe ide për çështje globale dhe rajonale. Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë.

Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.”, tha ai.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha qëndrimin e tij se Shqipëria mbështet propozimin për një armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve, por se për Shqipërinë Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre.

"Ukraina është një temë qendrore e të gjitha diskutimeve që bëhen në këto nivele e kudo, por është temë qëndrore e çdo bisedimi që unë kam pasur me Erdogan, dhe po ashtu sot përveç konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë që po godet në mënyrë të pamëshirshme dhe në mënyrë të padrejtë një popull që është në të drejtën e vet për të jetuar i lirë, dhe për ta zgjedhur vetë se ku do të pozicionohet, edhe ajo që ndodh çdo ditë në Gaza është një tragjedi me proporcione kolosale. Ne bashkëndajmë me presidentin Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshëm të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm. Sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Turqinë dhe shumë tjerë për këtë marrëdhënie kundër terrorizmit, për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që shfaqet është I patolerushëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit patjetër një  armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimine pengjeve, pro për ne Hamasi dhe çdo burim i terrorit ska vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe aksush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre' tha Rama në deklaratën e përbashkët. 

Edhe në ceremoninë e hapjes së xhamisë së Namazgjasë, presidenti turk u ndal tek lufta Izrael - Palestinë. Erdogan kujtoi vuajtjet e popullit mysliman dhe islam në botë, kryesisht në Palestinë dhe Izrael, duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

Ai përmendi 50 mijë të vrarët dhe 100 mijë të plagosurit palestinezë në Gaza dhe luftën e re në Liban, duke theksuar se “Izraeli dhe Netanyahu nuk kanë ndërmend të tërhiqen” apo për të synuar paqen.

"Sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve dhe tani Izraeli e ka çuar politiken e tij agresive sulmuese barbare, në drejtim të Libanit. Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, që të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit në Palestinë. Netanyahu dhe Izraeli s’ka ndër mend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi me sulmin ndaj Libanit' tha Erdogan.

Pas ceremonisë së hapjes së xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, Presidenti turk udhëton drejt Beogradit, aty ku nesër do të ketë takime me krerët e shtetit serb.

Ora 14:21
Erdogan me Ramën: Vazhdoni luftën kundër organizatës terroriste FETO

 

Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO,

Diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 11/10/2024 09:17

    Dmth, ti sternipi i Skenderbeut ne te quhemi sternipate Rames sepse sipas Spiropalit Edi eshte Skenderbeu Shqiperise dhe kete e realizuan dhe me monumentin e vendosur per arbereshet.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/10/2024 10:47

      Lere turqizimin dhe perdori emrin sic e ka Gjergj Kastrioti or teeeejjjjj

  • bledi: 11/10/2024 03:49

    UAHTRIA DO 1000 TANKE..2000 TPPA..300 HELIKOPTERE,,,300 AVIONE,,,1000 MORTAJA,,1 milion mitraloze dhe automatike,,,,,100 ANIJE LUFTE KU I KW TI KETO MOR HAJDUT.....

    Përgjigju
  • Sternipat e Gjergj Kastriotit: 10/10/2024 16:50

    Shqiptarët duhen te pagëzohen të gjithë katolike dhe me vullnet të lirë. Aty duhet te ndodh bashkimi i parë i shqiptarëve; të bashkohen zemrat e kokat e pastaj tokat. Bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë tek Gjergj Kastrioti, dhe ti tregojmë Ballkanit dhe Evropës se ata nuk janë turq as grekë as serbë, por janë stërnipat e Kastriotit.

    Përgjigju
  • Luli: 10/10/2024 16:42

    Ky te jep dhe urdhera per feton. Te ne ben xhamini ne serbi jep ndihme ekonomike konkrete

    Përgjigju
  • Bim: 10/10/2024 15:56

    Thuhet qe historine e shkruajn ata qe fitoj e sot keto pseudo demokrat dojn me ne mbush mendjen se nje organizate qe lufton per pavarsine e vendit te vet eshte terroriste dhe ato qe shtypin shkelin e sundojn qe nga viti 1948 jan demokrat. Jo mor zoteri, Hanasi eshte nje organizate qe mire apo keq ka gjithmone te drejte sepse lufton per pavarsine e populli te vet dhe e ben kunder nje populli qe njerzimi e njeh tesh 2500 vjet dhe e ka perzu gjithmone. Shteti neonazist si Izraeli e ka me ligj mos me njoft shtetin e palestinez por keto qe bejn sikur ato dojn jan thjesht hipokrita qe rrejn duke ditur qe jane duke rrejtur

    Përgjigju
    • Toni: 10/10/2024 16:46

      Populli palestinez e ka me ligj mos me e njof Kosoven dhe me fol kunder saj ne Beograd. Kjo sipas teje cfare eshte. Ti je vellau i atij hoxhes serb qe nuk kishte fol kurre shqip e per pasoje gjithe shqiptaret nuk ishin te tille. Sa per informacion Izraeli e ka njoh Kosoven.. Nje informacion tjeter Palestinezet nuk jane te gjithe myslymane por te krishtere, druze e berbere pak a shume si ne . Kjo per te shpjeguar sa i ceket je kur kamuflon me injorance ate qe sthua qe ti nuk je Shqiptar por myslyman serb

  • Mali: 10/10/2024 15:15

    Po gjenocidi ndaj 1 milion e gjysme armeneve, 800 mije grekeve dhe 250 mije asirianeve te krishtere nga turqit e rinj nuk eshte turp i njerezimit? Jo se e bere ti por kur u del ne mbrojtje atyre qe e bene do te thote se ke te njejten mendje me ta. Eshte njesoj sikur gjermanet te mohojne holokaustin, te thoshin se nuk ka ndodhur kurre dhe tu mbyllnin gojen atyre qe e diskutojne. Nuk ecet perpara me satrape e me anadollake. S'kemi nevoje per dollaret e as per kamikazet e tu, shiko vendin tend se ja humbe vleren lires turke 4-fish per 3 vite (nga 8 $ ne 34 $ per lire). Nuk kemi nevoje as per xhami madheshtore se besimtaret e vertete nuk kane nevoje per luks po per modesti. Madheshtia dhe luksi (e njejta gje vlen edhe per Katedralen greke) perdoren politikisht per te imponuar prezencen e tyre ata qe e ndertuan, jo se i behet shume vone ndonjerit per besimtaret.

    Përgjigju
    • Ardian: 10/10/2024 15:29

      E kuptova që je i krishter...dhe të flas me dashamirësi..i krishter jam dhe unë jetoj në Greqi..por ajde provoje në kurrizin tënd armenët..pa racizëm të flas..dhe historia ka dy anë të peshores mirë është ti shikojmë të dyja...respekt

    • sino: 10/10/2024 15:26

      qeke i dit i lexushem ....posje dore shqiptari...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?