SHKODËR- Vizita nga Gjermania e Diana Vukajt, 58-vjeç në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër ka përfunduar në mënyrë tragjike. Ajo është ekzekutuar nga vëllai i saj, Fabian Vukaj 55-vjeç me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba, i cili e ka pranuar krimin.
Debati për mobilet ka sjellë vrasjen e 58-vjecares në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër. Burime pranë grupit hetimorë bëjnë me dije se autori i ngjarjes ka rrëfyer në polici se gjithçka ka nisur pas një porosie që viktima ka bërë për ndërrimin e mobileve në banesën e saj çka ka sjellë irritimin e autorit i cili pas debatit verbal në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri motrën. Sipas po të njëjtave burime autori ka telefonuar firmën e mobileve për të mos i sjellë ato në banese ndërkohë që shifra e porosisë ka qenë rreth 3-4 mijë euro. Pas ekzekutimit të së motrës në dhomën e gjumit, ai ka vijuar jetën normalisht ndërkohë që nga banoret njihej si person i alkoolizuar.
Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar, teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë rreth 300 euro në muaj, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike. Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin.
Ky krim në familje tronditi opinionin publik, për shkak se 55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë. Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat. Report Tv ka siguruar foton e viktimës.
Viktima Diana Vukaj
Në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62 mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku.
Flitet se autori pasi ka vrarë të motrën ka dalë në lagje duke thirrur se “kam vrarë motrën”, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autori i kësaj ngjarjeje, Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë dhe ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.
Banesa e 55-vjeçarit në lagjen '3 Heronjtë'
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka sjellë detaje të reja nga ngjarja makabër e regjistruar në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën. Report Tv mëson se viktima sot të festonte ditëlindjen, që ishte dhe kjo arsyeja e ardhjes së saj nga Gjermania në Shkodër.
Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin. Viktima, Diana i jepte një rrogë mujore prej 300 eurosh në muaj vëllait të saj të vogël, por duket kjo nuk i mjaftonte për shkak se dhe luante bixhoz dhe kanë debatuar herë pas herë për para që e motra shpenzonte për mobilimin e një shtëpie të saj në Velipojë.
Gjithashtu, Report Tv mëson se Fabian Vukaj, 55-vjeç ka qenë i dënuar me 10 vite burg para 30 vitesh për tentativë vrasjeje kur ka qenë në ushtri pasi ka goditur me thikë një person.
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja makabër e motrës nga vëllai në Shkodër. Nga sa mësohet nëpërmjet burimeve, shkak është bërë konflikti për pronësinë e shtëpisë. Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë.
Hajvan paska patur nje Alamet gruaje..
PërgjigjuIshte e motra more, lexon ti apo shikon vetem figuren.