Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, Altin Dumani dhe Yuri Kim

SPAK ‘merr bekimin’ në SHBA, Departamenti i Shtetit: Të impresionuar nga puna e drejtësisë! Tashmë askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri

3 Nëntor 2023, 08:59| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:13

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe njëherë mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme SPAK. Ndihmës Sekretari i Departamentit të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O'Brien shkruan pas takimit me delegacionin e SPAK se është i impresionuar nga puna deri tani. Sipas zyrtarit të lartë amerikan, këto rezultate kanë treguar se askush nuk është mbi ligjin.

‘I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- shkruan O’Brien.

Në takim ishte e pranishme dhe ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë. 

Prej ditësh një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen në Uashington, DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore. Në një postim të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në rrjetet sociale, bëhet me dije se kreu i SPAK ka zhvilluar takime edhe në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.

Sipas ambasadës amerikane, grupi do të vijojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).

Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit. Po ashtu pjesë e delegacionit janë edhe prokurorët Dorina Bejko, Klodiran Braho, Vladimir Mara.

Ora 11:09
FOTO/ Vizita e Dumanit në SHBA, ambasada e SHBA-së: Grupi i prokurorëve do të vijojë takimet në DASH

Ambasada Amerikane ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të SPAK me zyrtarë të lartë të drejtësisë në SHBA. Dumani sipas ambasadës së SHBA, ka zhvilluar takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.

Sipas ambasadës amerikane, grupi do të vijojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).

‘Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC. Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.

Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O'Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim. Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).’- njofton Ambasada e SHBA.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 03/11/2023 23:59

    Një Altin Dumani dhe një SH.B.A e bën këtë drejtësi në vëndin e shqiponjave që u vranë me armët e vitit 1997. Me pa turpsin më të madhe deklaron" un i hapa depot e armëve" Zoti dhe SPAKU marrtë hak për gjithato bij nënash që u vranë në kohën tënde o Sali i pa ftyri.

    Përgjigju
  • Toni: 03/11/2023 17:25

    God bless US

    Përgjigju
  • miri: 03/11/2023 15:54

    nga t'ja filloje spaku, nga peshqit e vegjel nga te medhenjte, nga te kuqte apo nga blute,

    Përgjigju
  • Zaho: 03/11/2023 14:37

    ????????

    Përgjigju
  • sapa: 03/11/2023 12:24

    Nje dhender eshte arrestuar para 2 javesh dhe mendojne se drejtesia po behet.Ne kete vend duhet te pakten cdo dite te arrestohen nje mije vete qe te besohet se drejtesia po funksjonon ,ama me keto hapa duhen 100 vjet qe njerezit te shohin rezultate.

    Përgjigju
  • daniel: 03/11/2023 11:02

    Shoku Sali NON GRATA me shpellaret qe i shkojne pas do ta pushtojne Ameriken.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 03/11/2023 09:36

    Nese kur te kthehen do te fillojne "REPREZALJET LIGJORE" ndaj salehut,metajt te leshelisë dhe beqajt e olsit te edvinit e meritojne nje BRAVO....ndryshe kurre mos u kthefshin ne Tirane!

    Përgjigju
    • Kuqo: 03/11/2023 10:48

      Bravo fiks kshu eshte

  • Bosi: 03/11/2023 09:22

    Bravo duamni mir e ka nisur po dubet pak me teper per keta olerat we na bredhin me blinda te armatosur dhe mbajn qytete te tere peng si rasti i shkodres 6 blinda njeri mbas tjetrit dhe 97 skish kaw levizje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?