Vizita zyrtare e Presidentit Begaj në Itali, merr vëmendjen të veçantë në mediat italiane

28 Maj 2023, 13:36| Përditesimi: 28 Maj 2023, 13:42

  • Share

Vizita zyrtare e Presidentit Begaj në Itali ka marrë një vëmendje të veçantë në mediat italiane. Mediat italiane si dhe agjencitë e njohura të lajmeve si ANSA kanë ndjekur në çdo hap takimet e Presidentit Begaj të parashikuar në vizitën e tij zyrtare.

ANSA, Il Sole 24 Ore, Il Messagero, Libero, AGI etj., kanë mbuluar takimet dhe ceremonitë përshëndetëse të Presidentit Mattarella në nderim të Presidentit Begaj, apo edhe takimin e Presidentit Begaj me Përfaqësuesin e Dhomës së Deputetëve Lorenzo Fontana.

Në takimin me Presidentin e Italisë, Presidenti Begaj vuri në dukje vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive.

Televizioni publik RAI ndoqi me vëmendje të veçantë vizitën e Presidentit Begaj në Abruco dhe Kieti dhe përcolli për publikun e rajonit deklaratat e Presidentit Begaj. “Na ndan një det, po na bashkojnë vlera shekullore njerëzore si ajo e solidaritetit.” Rai Neës vuri në dukje dhe vizitën e Presidentin Begaj në komunitetin arbëresh të Vila Badesas dhe marrjen e titullit qytetar nderi në Roshano.

Agjencia Ansa i ka dhënë rëndësi thirrjes së Presidentit Begaj për një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë. “Shqipëria, një portë hyrëse për sipërmarrësit italianë,” citon ANSA Presidentin Begaj. Agjensia vazhdon më tej duke i dhënë hapësirë deklaratave të bëra nga Presidenti Begaj në Kieti: “Shqipëria është një vend i vogël, por ka potencial të madh në fushën ekonomike, natyrisht duhet të kultivohen interesa të ndërsjella në shumë sektorë, si psh. në energji, bujqësi, turizëm,” citohet Presidenti Begaj.

Ndërkohë agjencia AGI/Vista i dha vëmendje takimit të Presidentit Begaj me Përfaqësuesin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana. Në këtë takim, Fontana vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve dhe rolin thelbësor të Shqipërisë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, mediat më të njohura rajonale të rajonit të Abrucos paraqiten gjerësisht deklaratat e Presidentit Begaj mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe deklaratat e tij në vlerësim të komunitetit arbëresh.


Lajmi kryesor:

Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Roshanos në Itali


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?