Vizitë në degën doganore në Durrës, Murati: Zhdoganizimi i plotë i mallrave i jep më në fund Prishtinës zyrtare dalje në det

4 Tetor 2022, 19:00| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 22:43

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe homologun i saj nga Kosova, Hekuran Murati zhvilluan mesditën e sotme një vizitë në degën doganore në Durrës, ku që nga 1 tetori zhdoganohen të gjitha mallrat që kanë për destinacion Kosovën.

Për ministren Ibrahimaj kjo arritje mjaft e rëndësishme për rreth 1040 subjekte private në Kosovë u krijon këtyre të fundit lehtësi të shumta dhe ulje të ndjeshme kostosh.

Ndërsa për homologun e saj kosovar, zhdoganizimi i plotë i mallrave i jep më në fund Prishtinës zyrtare dalje në det.

Me investimin që do të kryhet për ndërtimin e portit të ri të mallrave në Porto Romano dhe lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, Durrësi kthehet në një port strategjik për gjithë hapësirën shqiptare.

Për ministren Brahimaj, hapi i radhës mbi të cilin po punojnë Tirana dhe Prishtina zyrtare është bashkimi doganor.

Porti i Durrësit tashmë me hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës,  kthehet në portën unike hyrëse për sipërmarrjen kosovare në kuptimin e kontrollit doganor.

Bërja funksionale e kësaj zyre  lehtëson  tregtinë dhe  lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe redukton ndjeshëm kostot e bizneseve dhe rrit shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 1 je 1: 05/10/2022 06:27

    1 je ne dogana e polici. Por 1 ne zhvatje e ne grabitje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?