Foto e Donald Trump Junior

Kosova & Rajoni

Djali i Donald Trump në Beograd, takim me Vuçiç! Zbardhet diskutimi, në fokus marrëdhëniet Serbi–SHBA dhe sfidat globale

11 Mars, 11:52| Përditesimi: 11 Mars, 18:54

  • Share

BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Donald Trump Junior, djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Pamjet nga ky takim janë publikuar nga vetë Vuçiç në një postim në rrjetin social Instagram, ku ai ka ndarë disa nga temat që u diskutuan gjatë bisedës.

Sipas Vuçiç, në qendër të takimit kanë qenë zhvillimet aktuale që ndikojnë në skenën politike dhe ekonomike globale, si dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr., rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së dhe temave të rëndësishme globale," shkruan Vuçiç. Ai thekson se gjatë bisedës ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.

Vuçiç e ka cilësuar takimin si një simbol të angazhimit për të forcuar lidhjet mes Beogradit dhe Uashingtonit dhe për të bashkëpunuar në adresimin e sfidave globale, raporton Kurir.

Kjo vizitë ka ngjallur interes të madh, veçanërisht në këtë periudhë të tensioneve në rajon, dhe pritet që të sjellë zhvillime të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 11/03/2025 18:37

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Donald Trump Junior, djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Shume percaktim i sakte: tashme Donald Trump eshte Mbreti i Pashlkallur i SHBA-se dhe dergon familjaret te tij ne bisedat konfidenciale me kreret e tjere te botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?