Ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana

Bota

Vizitoi Iranin, Amerika ia ndalon hyrjen Javier Solanës, ish-sekretarit të NATO-s

25 Qershor 2018, 17:31| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 17:35

  • Share

SHBA ia ka ndaluar hyrjen ish-sekretarit gjeneral të NATO-s dhe ish-ministrit spanjoll, Javier Solana, për shkak të vizitës së tij në Iran, që është shteti që i prin listës së zezë së presidentit amerikan, Donald Trump.

Solanës, i cili kishte planifikuar që të mbante një fjalim në Washington, i është refuzuar viza amerikane në mënyrë automatike për shkak se më parë kishte vizituar shtetin e urryer të Trumpit, ka raportuar Gazeta spanjolle El Pais.

Në vitin 2013 Javier Solana, ish-ministri spanjoll ka marr pjesë në cermoninë e betimit të presidentit të Iranit Rouhani.

Duke u bazuar në programin e vizave amerikane (VËP) , qytetarët e 38 shteteve mund të udhëtojnë në SHBA për turizëm, biznes pa marrë viza.

Por, nëse këta qytetarë vizitojnë po ashtu njërin nga shtatë shtetet që janë në listën e zezë të Amerikës, pra Iranin, Sirinë, Irakun, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin, atëherë u duhet që të apikojnë për një kërkesë tjetër nëse duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka pësuar edhe ish-sekretarit të NATO-s, të cilit i është ndaluar hyrja në Amerikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?