Bota

Vizitoi një qendër paraburgimi në ‘Alligator Alcatraz’, Trump-it i 'shpëton goja' para kamerave për Biden: Ai bir ku*** më donte mua këtu (VIDEO)

2 Korrik, 15:40| Përditesimi: 2 Korrik, 15:51

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump të martën gjatë një vizite në kampin e ri të emigrantëve 'Alligator Alcatraz' në Everglades, nuk kurseu fjalët e forta ndaj ish-presidentit Joe Biden. Trump e akuzoi Bidenin se dëshironte ta shihte të mbyllur në burg, duke e quajtur atë “son of the bitch”.

“Nuk ndodhi kështu, por ai më donte mua këtu, në rregull? Ai bir ku***”, tha Trump përpara gazetarëve, brenda një tende të madhe të bardhë të rrethuar me gardhe zinxhirësh, që dukeshin si kafaz për të burgosurit.

Në vizitën e tij, Trump ishte shoqëruar nga guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Trump përballet me katër çështje penale, ndërsa gjatë fushatës për rikandidim kundër Bidenit vitin e kaluar, ai paralajmëroi për pasojat që mund të kishte nëse do të dënohej. Nëse akuzat më serioze për keqpërdorim të dokumenteve të sigurisë kombëtare dhe përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës do të provoheshin, Trump rrezikon një burgim të përjetshëm de facto.

akuzon prokurorin e qarkut të Manhattanit, Alvin Bragg, demokrat, se ka koordinuar rastin me ndihmësit e Bidenit.

Përveç kësaj, Trump përballet edhe me akuza federale në Floridën Jugore për trajtimin e të dhënave zyrtare gjatë mandatit të tij të parë, një çështje federale lidhur me zgjedhjet në Washington DC dhe një rast zgjedhor shtetëror në Georgia.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?