Reperti i njohur, Mozzik në Mekë

Vizitoi vendet e shenjta, sqaron Mozzik: Nuk kam bërë haxh në Mekë por umre

7 Janar 2023, 19:06| Përditesimi: 7 Janar 2023, 19:10

  • Share

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka qenë mjaft aktiv ditët e fundit në rrjetin social Instagram ku ka postuar mbi vizitën e tij në dy vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë.

Teksa ka qëndruar në këto dy qytete kozmike të Arabisë Saudite, 27-vjeçari nuk ka hezituar që t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga eksperienca atje.

Mes të tjerash, ditën e djeshme ai vendosi që të bëjë një sqarim për ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se ka kryer Umrenë (pelegrinazhin e myslimanëve) në Mekë dhe jo haxhin siç është raportuar në disa media.

“Sqarim: Nuk kam bërë Haxh, kam bërë Umre (Zoti na mundësoftë edhe Haxhin inshAllah”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu.

Postimi i Mozzik në story-in e instagramit të tij

Dallimi mes haxhit dhe umresë qëndron sepse Haxhillëku bëhet në muajin e caktuar, ndërsa Umreja bëhet në çdo kohë. Edhe pse të dyja kanë ritet e zakonshme, Umreja bëhet më pak se disa orë, ndërsa Haxhilëku merr më shumë kohë dhe përmban më shumë rite.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?