Bajram Begaj dhe Ilham Aliyev

Viziton për herë të parë Shqipërinë, presidenti i Azerbajxhanit pritet nesër në Tiranë nga Begaj

14 Nëntor 2022, 12:57| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 13:00

  • Share

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Aliyev do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë dhe do të pritet nga homologu Bajram Begaj.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila do të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?