Vizitorët ndotin brigjet e liqenit të Kallabakut në Kukës! Të rinjtë angazhohen vullnetarisht në aksion pastrimi

1 Gusht, 14:18| Përditesimi: 1 Gusht, 14:44

  • Share

Liqeni i Kallabakut në Novosej të Kukësit këto ditë të nxehta vere është bërë ndalesa e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj. Por shqetësuse është ndotja e mjedisit në brigjet e liqenit. Për të dhënë mesazhin që të gjithë të bëhemi kontributor për një mjedis të pastër një grup të rinjsh vullnetarë kanë bërë pastrimin e bregut të liqenit nga mbetjet urbane.

 

Motoja e kësaj nisme komunitare ishte “Pastrojmë dhe Argëtohemi” pasi të rinjtë pas pastrimit kanë  bërë gara me kajakë, trendi më i ri në Kukës.

 

Liqeni i Kallabakut është një ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 7 ha dhe ndodhet në parkun natyror Korab-Koritnik, në lartësinë 1645 metër mbi nivelin e detit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?