Faruk Fatih Özer

Kosova & Rajoni

Vjedh 2 miliardë dollarë, arrestohet në Kosovë themeluesi i kriptomonedhës turke i fshehur fillimisht në Shqipëri

28 Prill 2021, 14:51| Përditesimi: 28 Prill 2021, 15:01

  • Share

Arrestohet në Kosovë 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, i cili ishte arratisur fillimisht drejt Shqipërisë pasi mashtroi rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Sipas mediave turke, Faruk Fatih Özer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.

Autoritet turke publikuan një fotografi të Özer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Özer ka qenë në Shqipëri dhe më pas në përpjekje për të shpëtuar nga autoritet i është drejtuar Kosovës, ku edhe është kapur.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por sipas mediave lokale dhe të huaja theksojnë se vendstrehimi i tij i ri ishte Shqipëria pasi sipas “Haber turk” ai ka mbërritur në vendin tonë më 20 Prill.

Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin.

Kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.

Faruk Fatih Özer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?