Aksion i policisë dhe OSHEE

Kronikë

Vjedhja e energjisë elektrike, operacione në Tiranë, Lezhë e Shkodër, në pranga 2 persona dhe në hetim 7 të tjerë dhe 1 faturist

14 Tetor 2021, 15:18| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 15:20

  • Share

Policia e shtetit ka zhvilluar operacione së fundmi për të dyshuarit se vjedhin energjinë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

2 persona janë vënë në pranga, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ndërsa janë në hetim 7 të tjerë në Shkodër.   Gjithashtu, procedohet dhe një faturist i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. 

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit  S. K., banues në Bathore, pasi kishte ndërhyrë në matësin elektrik të marketit të tij, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ll. Sh., banues në Tale, Lezhë, pasi u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: G. A., E. B., L. H., Gj. Sh., L. H., S. P. dhe M. P., pasi gjatë kontrollit është konstatuar se kishin bërë ndërhyrje në matësin elektrik në banesat e tyre.  

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi Xh. N., banues në Milot, Kurbin, më detyrë elektricist/faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk ka kryer kontrolle periodike për lidhjet e energjisë elektrike, në zonën që mbulon. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet", thuhet në njoftimin e policisë, e cila në fund apelon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 16/10/2021 14:43

    Policia të arrestojë drejtuesit e OSHE në Shkodër që drejtojnë ndërmarrjen elektrike dhe 40% i kanë "humbje"!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?