Vjedhje me dhunë dhe vrasje për gjakmarrje, OFL 'zbarkon' në Tiranë, kërkon deklarimin e pasurisë për 3 persona

1 Shtator 2020, 13:04| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 13:06

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formularin 3 personave në Tiranë për të justifikuar pasurinë e tyre, pasi dyshohet se vjen si pasojë e aktivitetit kriminal.

Eduart Ibrahimi, Bledar Kolbuçaj, Fatmir Avdillari, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe vrasje për gjakmarrje kanë 48 orë kohë të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre nëse i kanë të ligjshme, në të kundërt do të sekuestrohen nga SPAK.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?