Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për disa vjedhje të kryera në seri.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Friday’, është arrestuar Arben Lleshi 42 vjeç, i akuzuar si autor i 7 vjedhjeve,5 biçikletave si dhe në 2 subjekte ka vjedhur sende të ndryshme.
Në kudër të operacionit ‘Bashkëpunimi’, policia ka arrestuar Eusedio Dumbollari 29 vjeç ndërsa u shpall në kërkim 28-vjeçari me iniciale O. Sh., 28 vjeç. Dumbollari dyshohet se ka vjedhur më datë 14 shtator vjedhur një shumë parash në subjektin e personit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e personit A. F.
Nga kontrolli fizik, 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.
“Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, municion luftarak dhe një palë doreza që njëri prej të arrestuarve i përdorte për të humbur gjurmët.
Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje të pronës apo pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione. Konkretisht:
• në kuadër të operacionit “Friday” u arrestua shtetasi A. Ll., 42 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 7 vjedhjeve, 5 biçikletave dhe në 2 subjekte ku ka vjedhur sende të ndryshme;
• në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestua shtetasi E. D., 29 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 28 vjeç. Më datë 14.09.2025, 29-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në subjektin e shtetasit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e shtetasit A. F.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Komente
