Foto ilustruese

Vjedhje spektakolare në muzeun britanik, rreth 2 mijë objekte që datojnë nga shekulli i XV dhe XIX u ‘zhdukën’ pa lënë gjurmë

26 Gusht 2023, 16:41| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 16:43

  • Share

Rreth 2 mijë objekte me vlerë historike dhe kulturore janë vjedhur nga Muzeu Britanik, në fillim të këtij muaji. Ndërsa një pjesëtarë i stafit të muzeut dyshohet të ketë gisht në zhdukjen e papritur të thesareve që i kanë rezistuar kohës.

Muzeu  britanik, një nga institucionet kulturore më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë nën presion të vazhdueshëm, që kur zbuloi në fillim të këtij muaji se një numër i konsiderueshëm thesaresh u raportuan të zhdukur, të vjedhur dhe të dëmtuar.

Objektet e vjedhura datonin nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit dhe ishin mbajtur kryesisht për qëllime akademike dhe kërkimore.

I themeluar në vitin 1753, Muzeu Britanik ka grumbulluar një koleksion prej rreth tetë milionë artikujsh, por që nga viti 2019 vetëm rreth 80,000 ishin në ekspozitë publike, me pjesën tjetër të mbajtur në ruajtje.

Muzeu po bashkëpunon me policinë për të përcaktuar saktësisht se çfarë mungon.

Skandali i thesareve të zhdukur ka shkaktuar polemika në lidhje me rolin më të gjerë të Muzeut Britanik si një institucion që strehon objekte nga e gjithë bota.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?