Futbollisti kroat Ivan Perisic

Vjen lamtumira zyrtare, Perisic përshendet Interin për Tottenham-in: Krenari që vesha këtë bluze të lavdishme

31 Maj 2022, 16:19| Përditesimi: 31 Maj 2022, 16:20

  • Share

Tashmë dihej prej pak ditësh, por Ivan Perisic i ka dhënë lamtumirën zyrtare Interit. Klubi dhe futbollisti kroat nuk gjetën marrëveshjen për të vazhduar, pasi 33-vjeçari kërkonte të vazhdonte aventurën në Premier League.

“Pas 254 ndeshjesh, 55 golave, 49 asisteve, 3 trofeve dhe 18.934 minutave të luajtura në fushë duke mbajtur këtë fanellë të lavdishme: aventurës time i ka ardhur koha të përfundojë. Edhe pse mendoj se çdo fund është një fillim i ri, e rëndësishme është të reflektosh për vitet që kaluan dhe të t’iu tregoj ju vlerësimin e thellë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura. Është një eksperieencë e paharrueshme për mua si lojtar dhe të gjithë familjen. Drejtuar skuadrës, stafit, të gjithë shoqërisë, por mbi të gjitha tifozëve: ju do keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ndihem i privilegjuar që kam këtë klub në biografinë time,”-mbyll mesazhin e lamtumirës Perisic.

Shumë shpejt Perisic do zyrtarizohet si lojtar i Tottenham, klubin anglez që ka nënshkruar për dy vite. Ende nuk dihet paga e saktë e Perisic te ‘spursat’, por Inter i ofroi 5 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën që nuk u arrit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?