BRAZIL- Kur lindi peshonte 7 kg e 328 gramë dhe konsiderohet foshnja më e madhe në Amazonë. Një nënën e re 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, mbërriti në qendrën mjekësore për të sjellë në jetë fëmijën e saj, e cila u konsiderua si “ bebja gjigande”.
Fatmirësisht procedura mjekësore ka përfunduar pa probleme për nënën, e cila ka mundur të sjellë në jetë fëmijën. E lindur mbipeshë, gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme dhe konsiderohet një i porsalindur i shëndetshëm.
Nëna, Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe, është banore e Parintins, ka pesë fëmijë dhe ishte në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo thotë se përmasat e fëmijës e kanë befasuar, por ndjesia për të parë të shëndoshë fëmijën e saj ishte e papërshkrueshme. Ajo falënderoi stafin e spitalit për ndihmën e dhënë.
“Nuk e prisja këtë surprizë, mendova se do të ishin katër kilogramë, por doli shtatë kilogramë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më jep forcë dhe më trajton shumë mirë, që kur erdha këtu, po të mos ishin ata, nuk e di se çfarë do të ishte bërë me mua. Kështu që e falënderoj secilin”, tha nëna e fëmijës.
Nga ana tjetër, qendra mjekësore nisi një fushatë për të ndihmuar çiftin, pasi rrobat që u blenë nuk u përshtateshin dhe kishin nevojë për rroba të reja.