Foto ilustruese

Kronikë

Vjen nga Miçigani për pushime dhe aksidentohet në rrugët e Ersekës! Nën akuzë shoferi 18-vjeçar, u plagos bashkë me 3 pasagjerët

27 Gusht, 14:35| Përditesimi: 27 Gusht, 14:38

  • Share

Korçë- Një adoleshent banues në Miçigan (Michigan) të SHBA-ve është aksidentuar bashkë me 3 pasagjerët që ndodheshin në mjetin të cilin po drejtonte, teksa ndodhej me pushime në qarkun e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Rehovë-Ersekë dhe paraprakisht sipas hetimeve të Policisë Rrugore, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga 18-vjeçari.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për V. T., 18 vjeç, banues në Michigan, pasi në aksin rrugor “Rehovë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes. 

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, do jetë organi i akuzës që do përcaktojë shkaqet, ndërsa katër të aksidentuarit e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?