Vjen për herë të parë në Shqipëri Biobarica Revitalair 430, pajisja që trajton patologjitë e ndryshme me oksigjen hiperbarik, intervistë me mjekun fizioterapist Mirjan Qerimi

27 Korrik 2023, 12:29| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 12:34

  • Share

Në studion e "Rreze Dielli" në Report Tv, u prezantua për herë të parë teknologjia e re e trajtimit të patologjive të ndryshme, pajisja mjekësore terapeutike joinvazive Biobarica Revitalair 430, e cila trajton patologji të ndryshme me anë të trajtimit hiperbarik me oksigjen. Biobarica Albania, është sjellë si inovacion në Shqipëri, nga mjeku fizioterapist Mirjan Qerimi. Ai tha se Biobarica është një trajtim mjekësor që rrit vëllimin e oksigjenit të tretur në plazmën e gjakut.  

“Pacienti hyn në dhomën hiperbarike dhe përmes një maske merr përqëndrime të larta të oksigjenit me një presion më të lartë se sa presioni normal atmosferik” – theksoi Qerimi.  Kjo mënyrë ka për qëllim të gjenerojë procesin e Hiperoksisë.  

Cilat patologji trajton Biobarica?

Biobarica trajton patologji të shumta si: migrenën, fibromialginë, dhimbjet e mesit dhe te kyçeve, patologjitë reumatologjike si artirti, artroza, osteoporoza, plagët, djegiet, plagët diabetike, ulçërat, nekrozat etj. Gjithashtu, me efikasitet trajtohen edhe humbja e dëgjimit akut dhe subakut, helmimin nga gazrat toksike etj.

A ka efekte anësore kjo pajisje? A ka studime klinike për të? Është për të gjitha moshat?

Duke qenë se pajisja e Biobarica cilësohet ndryshe dhe si teknologji e re presion i mesëm, e bën pajisjen tepër të sigurtë për pacientin me nivel të 3 -fishtë sigurie dhe me një presion atmosferik që nuk prek ngacmimet nervore të neuroneve. Pra, është e vërtetuar shkencërisht që në këtë presion atmosferik, shanset për efekte anësore janë 0. Kjo gjithashtu e bën pajisjen të përshtatshme edhe për fëmijët apo rastet epileptike.   

Si zhvillohet një seancë me oksigjen hiperbarik?

Terapia hiperbarike është një metodë shumë e lehtë dhe komode për pacientin. Pasi bëhet konsulta dhe pacienti vendos të hyjë në dhomën hiperbarike, fillimisht niset me teknikën valsava, e cila është shfryrja apo nxjerrja e ajrit nga veshët dhe më pas pacienti mund të hyjë në dhomën hiperbarike me rroba të rehatshme, me telefon ose duke lexuar një libër.

Koha e terapisë zakonisht zgjat 60 minuta.

Kjo metodë efikase është e çertifikuar nga FDA dhe është testuar edhe tek pacientë shqiptarë. Një prej tyre ishte edhe Vera Gjeta, e cila përmes një lidhje skype tregoi eksperiencën e saj me trajtimin hiberbarik të disa sëmundjeve që kishte kaluar.

Si u krijua pajisja Biobarica?

Biobarica është themeluar nga Claudio Teller, i cili ndan një histori të ngjashme me ne. Claudio e nisi këtë kompani duke bërë kërkime për shkak se fëmija i një miku të tij ishte diagnostikuar me sindromën e autizmit. Pas rezultateve që kjo teknologji mjekësore dëshmoi në Argjentinë, aty ku u themelua për herë të parë, ajo tashmë është e shpërndarë në të gjithë botën: Amerikë, Europë, Azi, tashmë edhe në Shqipëri ku ne jemi të vetmit distributorë zyrtarë për Ballkanin.

Për shkak të efekteve dhe benefiteve të shumta mjekësore që pajisja ka, sugjerohet edhe për njerëzit që duan ta përdorin si antiage ose wellness, duke forcuar imunitetin dhe duke rigjallëruar qelizat.   

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?