Vjenë/ Hasani takon Ministrin për Punët e Jashtme të Austrisë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe fortifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

18 Nëntor 2023, 09:03| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 09:18

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin austriak.

Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë drejt BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, mes dy vendeve.

Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Vjenë, ministri Hasani zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi; Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Austri, Eëa Ernst-Dziedzic dhe Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Christoph Matznetter. 

Kryediplomati shqiptar konfirmoi angazhimin e Shqipërisë në bashkëpunimin me IAEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së Programit Vendor 2024-2030.

Ndër të tjera, Hasani vlerësoi angazhimin e parlamentit austriak në forcimin e proceseve demokratike në rajon, teksa theksoi mbështetjen e palës shqiptare për zgjerimin e dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?