Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit

1 Tetor, 15:03| Përditesimi: 1 Tetor, 15:13

  • Share

Pas ditëve të ngrohta dhe me diell në shtator, muaj tetor pritet të jetë më i freskët.

Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype në ‘Sot Live në Shqipëri’, për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se në ditët në vazhdim edhe pse temperaturat do të kenë një rritje, do të kemi rikthimin e reshjeve.

“Ditën e nesërme temperaturat minimale në zonat bregdetare do të jenë 14 °C, në zonat e ulëta 11 °C dhe në zonat malore deri në 7 °C.

Ndërsa temperaturat maksimale në zonat bregdetare do të jenë 24 °C, në zonat e ulëta 25 °C dhe në zonat e ulëta deri në 21 °C.

Përsa i përket ditëve në vijim nga enjtja deri të dielën do të kemi një rritje të vlerave prej 3-4 gradësh si në vlerat minimale dhe maksimale, por  megjithatë do të kemi edhe rikthimin e reshjeve të shiut të enjten dhe të premten - me intensitet më të lartë të premten. Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë reshje në asnjë qark, u shpreh Gjoni.

Më tej ajo tha se edhe pse tetori do të ketë temperatura më të ulëta, nuk pritet që të ketë një rënie drastike të tyre.

“Ky muaj do të jetë më i freskët, me temperatura më të ulëta, por do të kemi edhe ditë me diell. Nuk presim që të kemi luhatje ekstreme të temperaturave.

Ulja e konsiderueshme e temperaturave ishte kjo që na shoqëroi ditën e djeshme dhe sot, por megjithatë nuk do të kemi një rënie drastike”, shtoi ajo.

Në fund Gjoni theksoi sërish se gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe mëngjesin e së premtes reshjet do të kenë intensitet mesatar dhe qarqet më të prekura do të jenë Shkodra, Vlora dhe Lezha.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?