Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben

4 Nëntor, 15:16| Përditesimi: 4 Nëntor, 16:45

  • Share

Vermoshi dhe Lepusha pikat turistike më të bukura në Alpet Shqiptare, tërheqin turistët me natyrën, peisazhet malore dhe mikpritjen tradicionale të banorëve të zonës. Bujtinat këtu po përpiqen të mbajnë turizmin të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, kryesisht përmes përkushtimit dhe angazhimit të familjeve vendase.

Megjithatë, bukuria e këtyre zonave si Vermoshi dhe Lepusha përballet me sfidën e emigracionit. Shumë të rinj janë larguar në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, dhe kjo ka penalizuar komunitetin vendas, duke lënë boshllëqe në fuqinë punëtore dhe shërbimet turistike, tha Tonin Lumaj dhe Adelina Shkoza, pronarë të dy prej bujtinave.

Turizmi mbetet një burim i rëndësishëm potencial për të ardhurat e zonës, por kjo zhvillim ndikohet nga mungesa e stafit të trajnuar që mund të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për vizitorët. Për vendasit që qëndrojnë këtu, sfida mbetet e madhe, ndërsa përpiqen të mirëpresin turistët dhe të ruajnë traditën e mikpritjes shqiptare.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?