Përfshirja e emrit të Ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes, ka ngjallur jo pak diskutime në Kosovë. Ndërsa ditën e sotme të gjithë janë bërë dëshmitarë të një skeme të sikletshme ku numri dy më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca është ”tejkaluar me stil” nga Vjosa Osmani.
Ngjarja ndodhi gjatë kohës që kandidatët po ecnin nëpër qytet, Konjufca ishte në krah të kreut të partisë e kandidatit për kryeministër nga LVV-ja Albin Kurtit.
Megjithatë, Vjosa Osmani reagoi aty duke e zënë vendin e saj krahas Kurtit e për pak minuta Konjufca mbeti mbrapa kreut të LVV-së e u.d të presidentit.
Konjufca pas këtij gjesti të Osmanit zuri vend në krah të u.d të presidentit, nga ku edhe e vazhduan rrugëtimin në Kamenicë.