Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka gozhduar në samitin e BE-së në Tiranë ku sipas saj qasja e Serbisë me BE është e qartë. Sipas saj Serbia ashtu sikurse në histori vijon të ketë një qasje pro ruse dhe se Presidenti serb bën “dramatikun” duke kërkuar vëmendje.
“Nga BE ka pasur shumë pak presion në krahasim mesa duket të kishte. Në raport me një shtet i cili është më pak evropian dhe pro rus. Zgjedhja e Serbisë është Moska, është e qartë nuk e kanë fshehur ndonjëherë. Sanksionet ne vendosëm të gjithë, Serbia jo, ashtu siç bën me refugjatët ukrainas, marrëveshjet me gazprom etj. Pra Serbia e ka zgjedhur rrugën e saj.
Presim që mesazhi evropian të jetë i qartë. Sepse jemi në një situatë të pa precendentë. Pjesëmarrja e Vuçiçit në samit, është tipike, krijon dramë për të pasur vëmendjen, njëherë thotë nuk do të vijë pastaj vjen. Por është qasje qesharake. Vëmendja që ajo ka është largimi i nga demokracia.”- tha Osmani.
Lajmi kryesor:
6 shpërthime në veri të Kosovës! Kurti: Sulme nga Serbia! Vuçiç: I urdhëroi Prishtina! KFOR shpërthim i kontrolluar i bombës brenda zyrave të KKZ-së
G.MO/ReportTv.al