Ish-kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka kujtuar bombardimet e NATOS-s në përvjetorin e 22-të, duke e konsideruar një kthesë të madhe dhe rikthimin e shpresës në vend.
Ajo kujton se kur pushteti serb po synonte shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s vendosën të parandalojnë një gjë të tillë duke i dhënë fund regjimit gjenocidal të Serbisë.
Osmani përmes postimit të saj ka shprehur edhe mirënjohjen e saj për të gjithë gratë dhe burrat të forcave të NATO-s.
“Të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja! E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare-anëtare të NATO-s.”, shkruan Osmani.
Lajmi kryesor:
22 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, Rama kujton mesazhin e Clinton: Datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
J.GJ./ReportTv.al