Tensionet në veri, Osmani kundër Kurtit: Koha të ulemi e të gjejmë zgjidhje me SHBA e BE! Na kanë dhënë garanci që s’do ndalet procesi i liberalizimit të vizave

17 Qershor 2023, 09:43| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 12:55

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani deklaron se është koha që Kosova të ulet në bisedime me SHBA dhe BE për të gjetur një zgjidhje për krizën në veri të vendit.  Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

"Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”-ka deklaruar ajo për Dojce Velle.

Përsa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani tha se kusht për mbajtjen e tyre është që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve dhe Serbia të mos ndërhyjë. Në lidhje me kërkesën e ndërkombëtarëve për tërheqjen e forcave policore, ajo tha se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku me KFOR dhe EULEX, në bazë të të cilit do të bëhet tërheqja. Por ajo deklaroi se duhen vijuar përpjekjet e përbashkëta për sundimin e ligjit për të gjetur kriminelët që ushtruan dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it  dhe të tjerëve. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk beson se ai do të ndalet, siç është aluduar në media: "Na janë dhënë garancitë e siguruara nga institucionet evropiane se kjo nuk do të ndodhë.”-tha Vjosa Osmani.

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, presidentja Osmani sheh si përgjegjës homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiç. Ajo thekson se Vuçiç është kthyer në strategjinë e vjetër që krijon krizë pas krize duke bllokuar suksesin dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

Kritikat nuk i ka kursyer edhe ndaj ndërkombëtarëve.

"Ka pasur shkelje të vazhdueshme në këto dy muajt e fundit, që nga 18 marsi, kur u bë marrëveshja, por asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar një lloj deklarate nga Bashkimi Evropian duke thënë, po, kjo është një shkelje e marrëveshjeve. Mendoj se kjo po e inkurajon Serbinë që të mos kujdeset për procesin dhe po dëmton besueshmërinë e procesit të dialogut.”-deklaron Osmani.

Ajo tha se Rusia ka interes për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Osmani ndodhet në Berlin me ftesë të presidentit, Frank Walter Steinmeier për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale. Presidentja e Kosovës e shfrytëzoi këtë ftesë për të bërë një sërë takimesh me aktorë të rëndësishëm politikë në Gjermani.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 17/06/2023 16:22

    Oj zonje e nderuar nuk e ka fajin Albini por Perendimi Serbia perdori taktiken e dhelpres per ta ulur perendimin ne gjujne nuk punon se bashku me perendimin per sanksionet kunder Rusis ,cka e keshillon moska Beogradin ma ktheni Kosoven doti bashkohemi perendimit per sanksionet dhe keshtu dote ndodhe edhe sikur Kosova ta pushkaton Albinin edhe ty kjo dote ndodhe pse ju keni ma shum armiqe mbrenda se jashte pra per ti provuar perendimoret largohuni te dyte dhe dota shihni se Kosova i kthehet Serbise dhe te gjith udheheqesit dote burgosen,dhe populli dote detyrohet te Emigroj ne Turqi si ne Kohen e Rankovicitkete situate e don perendimi Vucicit doti kthehet Kosova por pa Shqipetare dhe ne fund RAMA dhe Vucici dote festojne.

    Përgjigju
  • Italia si moter: 17/06/2023 13:56

    Ree moj koke leshe ,tani qe te erdhi veza kerkon ndihmen e SHBA dhe BE ? Nuk ka ,jepni dorheqjen . Jeni te pa afte ,jeni tradhetaret e Kosoves dhe Shqiperise .turp per ju .

    Përgjigju
    • Ta rras lala: 18/06/2023 07:23

      Nga njera ane kritikojne nga ana tjeter bashkepunojne. Pse nuk nderhyri KFOR-i kur u rrembyen 3 policet kosovare? Pse nuk nderhyne forcat ushtarake perendimore kur u rrahen jo pak por 20 ushtare te KFOR-it ? Duket fare qarte se keto veprime nuk i kryen Vucici por Putinici.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?